Konfindustria e shqetësuar për grabitjet e bankave: BSH të marrë masat e nevojshme për sigurimin e parave të qytetarëve

Publikuar tek: ekonomi, më 11:33 15-08-2016 Konfindustria e shqetësuar për grabitjet e bankave: BSH të marrë masat e nevojshme për sigurimin e parave të qytetarëve

Konfindustria ka reaguar me anë të administratorit të përgjithshëm, Gjergj Buxhuku,  për grabitjen e bankave dhe pasigurinë e parave të qytetarëve.

Konfindustria ka shprehur shqetësimin e saj për numrin e lartë dhe në rritje të akteve kriminale të grabitjeve ndaj bankave në vend.

“Fenomeni i shtimit të dukshëm të grabitjes së bankave bëhet edhe më i shqetesues, nëse vlerësohen edhe investimet e ulta për standartet e sigurisë nga sektori bankar, sikurse treguan qartë rastet e fundit”.

Sipas saj shtimi i dukshëm i rasteve të grabitjeve të bankave përvec dëmit financiar dhe garancisë për depozitat e qytetareve shqiptare, njëkohësisht është goditje e pastër në sigurinë e të bërit biznes në përgjithësi në vend me pasoja dëmesh të mëdha ekonomike shumëpërmasore.

“Konfindustria i kërkon Bankës së Shqipërisë, që përpara se të merret me politika makro të padobishme në pjesën dërrmuese të tyre, të marri sa me shpejt masat dhe kontrollet e nevojshme për standartet e sigurisë se parave të shqiptareve si detyra paresore e përligjjes historike të krijimit te sistemit bankar, duke filluar nga vetja e saj”.

Fuqia konkuruese e Shqipërisë në tërheqjen e investimeve ndikohet në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe me situatat e ndodhura investimet ulen.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025067806243896
array(1) { ["section"]=> string(124) "konfindustria-e-shqetesuar-per-grabitjet-e-bankave-bsh-te-marre-masat-e-nevojshme-per-sigurimin-e-parave-te-qytetareve-49781" }