Konfirmon Antonio Conte: Pas Europianit, largohem nga Italia

Publikuar tek: sport, më 20:01 15-03-2016 Konfirmon Antonio Conte: Pas Europianit, largohem nga Italia

Trajneri 46 vjeçar i Italisë, Antonio Conte ka konfirmuar largimin e tij nga stoli i ekipit kombëtar pas Kampionatit Europian që zhvillohet këtë vit në Francë.

Ashtu siç ishte përfolur më herët, Conte ka lajmëruar largimin me anë të një postimi në Facebook, ndërsa ka theksuar se ky vendim nuk do të ndikojë aspak në vendosmërinë e tij dhe të ekipit gjatë kompeticionit më të rëndësishëm europian për futbollin.

Mediat angleze shkruajnë të bindura se italiani do të marrë në sezonin e ri drejtimin e Chelsea-s.

Sa i përket zëvendësimit të Conte-s te Italia, momentalisht pëfliten disa emra dhe mes tyre ndodhet edhe ai i trajnerit të Kombëtares Shqiptare, Gianni de Biasi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Dikush të thërrasë Nënë Terezën”, Juventusi ka nevojë për një mrekulli kundër Bayern
Juventus eleminohet me kokën lart, kualifikim i thjeshtë për Barcelonën »
Article Logic
Execution time: 0.020718097686768
array(1) { ["section"]=> string(64) "konfirmon-antonio-conte-pas-europianit-largohem-nga-italia-35178" }