Konfirmon Benzema: Nuk do jem në Euro 2016

Publikuar tek: sport, më 17:54 13-04-2016 Konfirmon Benzema: Nuk do jem në Euro 2016

Lojtari më i mirë francez i momentit, Karim Benzema ka konfirmuar se nuk do të grumbullohet me Kombëtaren e tij për Kampionatin Europian që nis më 10 qershor. Për sportdashësit ky është një lajm i keq sepse nuk do shohin në fushën e lojës një prej sulmuesve më të mirë në botë, por për Kombëtaren shqiptare ky lajm mund të konsiderohet pozitiv.

“Fatkeqësisht, për mua dhe për të gjithë ata që më kanë përkrahur gjithmonë, unë nuk do të jem në mesin e të përzgjedhurve për Europianin në Francë”, ka shkruajtur ai.

Shqipëria bën pjesë në grupin A së bashku me Francën, Zvicrën dhe Rumaninë dhe pavarësisht se skuadra e gjelave është pretendentja kryesore, mungesa e Benzemas do ndikojë jo pak.

Mungesa e futbollistit të Real Madridit në kompeticionin më të rëndësishëm europian lidhet me procesin gjyqësor që po zhvillohet mes tij dhe francezit tjetër, Mathieu Valbuenas, ku Benzema akuzohet se i ka bërë shantazh me një video private. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Duka mesazh De Biasit: Fokusohu te Shqipëria, Italia të tregohet serioze dhe të mos e kontaktojë trajnerin
Rey Manaj i jep kupën Interit »
Article Logic
Execution time: 0.017508029937744
array(1) { ["section"]=> string(47) "konfirmon-benzema-nuk-do-jem-ne-euro-2016-37616" }