Konfirmon FIFA: Nëse Kosova anëtarësohet, merr pjesë në Botërorin “Rusi 2018”

Publikuar tek: sport, më 19:56 10-05-2016 Konfirmon FIFA: Nëse Kosova anëtarësohet, merr pjesë në Botërorin “Rusi 2018”

Këshilli i FIFA-s ka pranuar të ndryshojë agjendën e paracaktuar të Kongresit që zhvillohet këtë javë në Meksikë. Pjesë e saj janë bërë kërkesat e Kosovës dhe Gjibraltarit për t’u bërë anëtaret e 210 dhe 211 të FIFA-s.

Këshilli sqaron se nëse Kosova dhe Gjibraltari marrin votat e nevojshme dhe bëhen pjesë e organizatës botërore të futbollit, atëherë do kenë mundësi të marrin pjesë në Kampionatin Botëror që do të zhvillohet në Rusi në vitin 2018.

Megjithatë, kjo betejë për Prishtinën nuk duket e lehtë pavarësisht faktit se disa ditë më parë u anëtarësua në UEFA. Numri i votave të siguruara që mundësuan anëtarësimin ishte 28, minimumi i nevojshëm. Serbia ka deklaruar se do të apelojë në CAS vendimin e UEFA-s.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dhuna ndaj gazetarit, KF Kastrioti: Po kërkohet të prishet imazhi, Alban Vogli nuk është president i klubit
Pjesëmarrja në Botëror, Kosova mund të bëhet pjesë e grupit që nuk e “njeh” »
Article Logic
Execution time: 0.029136896133423
array(1) { ["section"]=> string(79) "konfirmon-fifa-nese-kosova-anetaresohet-merr-pjese-ne-boterorin-rusi-2018-40073" }