Konfliktet e pronësisë, Dako: Do krijojmë inspektoriatin e arave

Publikuar tek: politike, më 08:02 12-06-2015 Konfliktet e pronësisë, Dako: Do krijojmë inspektoriatin e arave

Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane për bashkinë e Durrësit, Vangjush Dako, ka zhvilluar dy takime me banorë të komunës Rrashbull, në Fermë Xhafzotaj dhe lagjen e mirditorëve. Kandidati socialist Vangjush Dako është shprehur para banorëve, se tashmë, e njeh mjaft mirë situatën e njësive të reja që i bashkohen bashkisë së Durrësit, situatë e cila është mjaft e vështirë dhe kërkon ndërhyrje të menjëherëshme për normalizimin e infrastrukturës.

 “Është e pafalshme që në fshatrat e komunës tuaj të mos jetë bërë asnjë investim në gjithë këto vite, që rrugët janë në këtë gjendje,” – është shprehur Dako, duke shtuar se “drejtuesit e këtyre komunave kanë vepruar si militantë dritëshkurtër, duke mos punuar për komunitetin. Ne nuk kemi këtë vizion, pasi që në fillim të vitit të ardhshëm nisim punën për ndërtimin e infrastrukturës dhe  përmirësimin e cilësisë së jetës tuaj. Do realizojmë investime aq sa nuk janë bërë për 20 vite me rradhë në zonën tuaj . Do bëjmë trotuarë, do shtrojmë rrugët, dhe do mbyllim kanalet  që në vitin e ardhshëm të mandatit, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së banorëve të kësaj zone” -tha Dako .

Në përgjithësi, situata shqetësuese e fshatrave lidhet me konfliktet e shumta që ka për tokën bujqësore. Dako tha në këtë pikë se: “Në qoftë se nuk kemi shtet të së drejtës, nëse nuk kemi drëjtësi për pronën private të gjithësecilit, nuk ka ka asnjëherë drejtësi për secilin nga ne. Pa zgjidhjen e problemeve të pronës, nuk afrohen as investitorët. Ne besojmë se këtë gjë e zgjidh shteti dhe jo të futen në grindje banorët me njëri-tjetrin”.

 Inspektoriati i Arave do të krijohet mënjeherë nga administrata e re dhe do të japë zgjidhje për problemet, të cilat janë të vogla për ne, tha Dako, por shumë të rëndësishme për ju”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ja pse kryeministri Rama përsërit të njëjtat histori në fushatë
PS feston 24 vjetorin, Rama: Respekt për ata që e krijuan dhe kujdo që e votoi »
Article Logic
Execution time: 0.021837949752808
array(1) { ["section"]=> string(68) "konfliktet-e-pronesise-dako-do-krijojme-inspektoriatin-e-arave-13353" }