Konfliktet për HEC-et mes qeverisë shqiptare dhe investitorëve, rrezikojnë të çojnë çështjen në gjykatë

Publikuar tek: ekonomi, më 12:43 29-08-2016 Konfliktet për HEC-et mes qeverisë shqiptare dhe investitorëve, rrezikojnë të çojnë çështjen në gjykatë

Konfliktet për HEC-et mes qeverisë shqiptare dhe investitorëve të prodhimit të energjisë së rinovueshme janë disa vjeçare.

Ulja e çmimit dhe prishja e njëanshme e kontratave ekzistuese me KESH sh.a., me anë të një VKM-je dhe zëvendësimi i tyre me kontrata me OSHEE-në rrezikon të çojë çështjen në gjykatat ndërkombëtare.

Në mes janë miliona euro dhe investitorët po ndihen të pasigurtë.

Shoqata Shqiptare e Energjisë së Rinovueshme (AREA) shpjegon se, thelbi i kontratës së re të hartuar në mënyrë të njëanshme, është roli që qeveria u jep investitorëve të huaj e shqiptarë në fushën e prodhimit të energjisë së rinovueshme, duke mos i trajtuar më ata si prodhues të energjisë, por si tregtarë të saj dhe duke mos u siguruar blerjen e të gjithë energjisë së prodhuar, siç parashikohej në kontratat e nënshkruara përpara se të nisnin investimet, raporton Monitor.

Për Ministrinë e Energjetikës nuk ka asnjë problem. Kalimi i detyrimit për blerjen e energjisë elektrike nga shoqëria KESH në shoqërinë OSHEE, nuk cenon aspak të drejtat e fituara nga shoqëritë që kanë nënshkruar kontratat koncesioare, pasi ky ndryshim i operatorit, nuk prek asnjë nga të drejtat dhe garancitë e fituara nga investitorët, të tilla si afati i kontratës koncesionare, afati i kontratës së shitblerjes së energjisë, apo çmimi që shitet kjo energji, të cilat, edhe me ndryshimet e kontratës së miratuar së fundmi nga ERE, mbeten të pandryshuara dhe garantojnë të njëjtin regjim për këto kompani.  


Ndërsa investitorët e HEC-eve këmbëngulin se nëse kontratat do të ishin identike, siç pretendon qeveria me anë të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, do të duhej që të ndryshohej vetëm emri i blerësit të energjisë, nga KESH sh.a në OSHEE, duke mos prekur apo duke mos shtuar nene të tjera, nën të cilët fshihet shkelja e të drejtave të fituara më parë.



Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019248008728027
array(1) { ["section"]=> string(108) "konfliktet-per-hec-et-mes-qeverise-shqiptare-dhe-investitoreve-rrezikojne-te-cojne-ceshtjen-ne-gjykate-51167" }