Konflikti me Kokëdhimën, “Shekulli” heq nga faqja e parë Gramoz Ruçin

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:39 20-03-2016 Konflikti me Kokëdhimën, “Shekulli” heq nga faqja e parë Gramoz Ruçin

Është i njohur tashmë konflikti mes deputetëve Gramoz Ruçi dhe Koço Kokëdhima brenda Partisë Socialiste. Madje përplasja midis tyre u pa edhe në diskutimet që ata bënë në kongresin e zhvilluar dje.

Ashtu si çdo gazetë tjetër, edhe “Shekulli” ka pasur titull kryesor ditën e sotme, punimet e kongresit dhe referendumin për mandatin e kryetarit të PS-së.

Por, në foton e zgjedhur për faqen e parë, bie në sy mungesa e Gramoz Ruçit në presidiumin e kongresit. Ndonëse ishte personi që së bashku me Blendi Klosin, moderuan mbledhjen, “Shekulli” ka vendosur të përzgjedhë foton kur Ruçi nuk ishte i pranishëm në vendin e tij, në mes të Arta Dades dhe Edi Ramës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023922204971313
array(1) { ["section"]=> string(72) "konflikti-me-kokedhimen-shekulli-heq-nga-faqja-e-pare-gramoz-rucin-35546" }