Konflikti/ Nishani: Qeveria kërkon bllokimin me ligj të emërimeve në Gjykatën e Lartë

Publikuar tek: politike, më 10:43 26-01-2015 Konflikti/ Nishani: Qeveria kërkon bllokimin me ligj të emërimeve në Gjykatën e Lartë Bujar Nishani dhe Edi Rama

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka deklaruar se qeveria Rama kërkon të bllokojë përmes ligjit procesin e emërimit në gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë, që të jetë e justifikuar përballë Bashkimit Evropian.

“Shikoni se çfarë ndodh. Vendoset apriori kriteri kualifikues i notës maksimale në Shkollën e Magjistraturës. Më poshtë kriteri I të paktën 13 viteve vjetërsi në profesionin e gjyqtarit. Duke pasur parasysh që brezi i parë i magjistratëve është diplomuar në vitin 2000, vjetërsinë e të paktën 13 viteve e plotësojnë vetëm magjistratët e dy brezave. Kurset e magjistratëve variojnë nga 8-10 gjyqatrë, ata me vlerësim maksimal janë 2 apo 3 të parët. E gjithë kjo do të thotë se nga rreth 300 gjyqtarë të Republikës, sipas këtij ndryshimi që i bëri ligjit Qeveria, vetëm 5 apo 6 gjyqtarë  kanë të drejtë të konkurrojnë. Një pjesë e tyre mund të kenë masa disiplinore gjatë punës apo nuk kanë interes të konkurrojnë, praktikisht numri i gjyqtarëve që mund të kalojnë kriteret e vendosura nga Qeveria është 0(zero). Kjo do të thotë që Presidenti të zgjedhë tani jo më gjyqtarë karriere për në Gjykatën e Lartë, por juristë të tjerë (avokatë, pedagogë,  noterë, drejtorë, shoqata joqeveritare etj). Por edhe kjo për momentin është e bllokuar nga ligji, pasi nga jashtë sistemit në Gjykatën e Lartë lejohet jo më shumë se 1/4 e anëtarëve dhe në kushtet e përbërjes aktuale ky raport është më shumë se 2/4. Besoj se është mjaft e qartë tani për qytetarët se cili është hesapi i bërë. Këto mënyra të menduari në fakt janë mentalitete të 35-40 viteve të shkuara.”, ka thënë Nishani në një intervistë për gazetën “Panorama”.

Presidenti Nishani ka hedhur poshtë zërat për tërheqjen e tij nga miratimi i ndryshimeve në ligjin e Gjykatës së Lartë, pas darkës së punës mes kryeministrit Rama dhe kreut të Kuvendit Meta.

“Në zyrën time kryeministri më konfirmoi se: megjithëse maxhoranca i ka votat në Parlament për të bërë ndryshimin e ligjit, ajo nuk do ta bënte atë pa konsensusin dhe dakordësinë e Presidentit”. Vetëm  dy ditë pas kësaj bisede, shoh i surprizuar që Komisioni i Ligjeve, me shpejtësinë e natës miraton ndryshimet dhe ia përcjell ato seancës që natyrisht vijoi të njëjtin proces.”, shprehet më tej presidenti Nishani.

I pyetur për projektligjin për Shërbimin Diplomatik, Nishani kritikoi qeverinë për mosemërimin ende të ambasadorëve të Shqipërisë në Vatikan dhe Izrael.

“Qeveria duhet të përmbushë urgjentisht detyrimin ligjor për të emëruar ambasadorin e Shqipërisë në Vatikan dhe në Izraell,  dy vende ku vendi vakant i ambasadorit po mbahet prej gati një viti dhe qeveria nuk bie propozimin përkatës te presidenti. Imagjinoni ku jemi katandisur, Shqipëria u vizitua nga Papa Françesku dhe ne nuk kishim ambasador e vijojmë të mos kemi në Vatikan. Për fat të keq, shërbimi  diplomatik po kompromentohet me shpejtësi drejt politizimit të skajshëm”, tha Nishani duke shtuar se kultura e një sjellje institucionale për ta konsideruar Kreun e Shtetit si një ‘’noter’’ formal të procesit të emërimit të ambasadorëve të vendit, tregon për një nivel problematik të formimit të përgjithshëm intelektual e qytetar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Nesër nis stina e protestave mbarëpopullore
Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin e Nishanit për KLSH-në »
Article Logic
Execution time: 0.063830852508545
array(1) { ["section"]=> string(104) "konflikti-presidence-qeveri-nishani-qeveria-kerkon-te-bllokoje-me-ligj-emerimet-ne-gjykaten-e-larte-1496" }