Konflikti PS-LSI zhvendoset në Itali, socialistët: LSI po bën kërdinë në Shërbimet Konsullore

Publikuar tek: politike, më 15:24 23-08-2015 Konflikti PS-LSI zhvendoset në Itali, socialistët: LSI po bën kërdinë në Shërbimet Konsullore

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Ilir Meta vazhdimisht kanë mohuar që brenda koalicionit të ketë pakënaqësi, por atë që nuk pranojnë dy krerët e PS dhe LSI, po e vërtetojnë çdo ditë bazat e këtyre partive.

Rasti më i fundit është ai i Degës së Partisë Socialiste në Itali (PSSH-Itali), e cila ka denoncuar emërimet e bëra nga Lëvizja Socialiste për Integrim në zyrat e Shërbimeve Konsullore në shtetin fqinj.

Sipas PSSH-Itali i gjithë menaxhimi i këtyre zyrave në shtetin italian, i është lënë në dorë partnerit të koalicionit, LSI-së, e cila ka kryer atje emërimie jashtë standardeve europiane. Gjithashtu dega e PS-së në Itali thekson se disa emërime janë të jashtëligjshme.

“Tashmë të gjithë e dimë që menaxhimi i Shërbimeve Konsullore në Itali është lënë në dorë të koalicionit, konkretisht, krejtësisht të LSI-së. Sipas burimeve zyrtare të Degëve të PS-ve të akredituara në qytetet ku operojnë këto zyra e më gjerë, konfirmojnë që të gjitha emrimet që ka bërë Lsi në zyrat e Shërbimeve Konsullore në Itali, janë krejtësisht jashtë standardeve europiane e larg ezhigjencave të emigracionit e mbi të gjitha shumë larg kritereve që ne kemi premtuar ne fushatë, kritere pune që do ti përmirësonim në krahasim me ato të qeverisë së kaluar. Gjithashtu edhe disa emrime janë të jashtëligjshme. Nuk është vendi që ti shpjegojmë në detaje”, thuhet në reagimin e PSSH-Itali.

Më tej në reagim thuhet se ky shqetësim është përcjellë përgjatë dy viteve ministrave të kabinetit të qeverisë Rama. Dega e PS-së në Itali pret që gjatë muajt shtator autoritetet përgjegjëse të partisë dhe qeverisë të bëjnë një analizë për nevojat e emigracionit shqiptar në Itali dhe të ndryshojë gjendjen në zyrat Konsullore, në të cilat sipas tyre është bërë kërdia kur PS ishte në opozitë dhe PD me LSI-në drejtonin vendin.

“Asambleja e "Dega Pssh Itali" e ka dërguar vazhdimisht përgjatë dy viteve, këtë shqetësim në Tiranë, vet kryetari i PSSH Itali, në takimet e shpeshta me ministrat përkatës të qeverisë e ka dërguar këtë shqetësim. Presim që në shtator autoritetet përgjegjës të Partisë e të Qeverisë, në bashkëpunim me Kryesinë e PS Itali, të bëjnë një analizë e gjerë mbi ç'ka emigracioni shqiptar në Itali pret prej zyrave tona të akredituara në Itali, pret prej nesh, pret ç'ka ne i kemi premtuar në më shumë se 10-vjet rrjesht në kërdinë që kanë bërë këto zyra me emigrantet kur ne ishim në opozitë.

Në fund të deklaratës, PSSH-Itali kërkon përfshirjen e anëtarëve të strukturës së saj në Itali, e cila prej vitesh punon për rezultatet e shkëlqyera të PS në këtë shtet.

“Struktura e jonë e cila është e shtrirë në mbi 80% të territorit italian, strukturë e cila ka punuar e po punon me bazat socialiste e me familjet shqiptare me banim në itali, strukturë e cila edhe se punoj për fitoren me rezultate të shkëlqyera, ende pas më shumë se dy vjet qeverisje nuk është përfshirë në administrimin dhe këshillimin mbi situatën e të drejtave dhe shërbimeve për emigracionin shqiptar në Itali”, përfundon deklarata.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha viziton familjen e 23-vjeçares kuksiane që u shtyp nga treni në Gjermani:Tragjedi kombëtare, shkaktarët heshtin
Veliaj: Është Tirana dhe jo Kabuli. Qytetarët: Punëtorët me keq së në Kabul »
Article Logic
Execution time: 0.019443988800049
array(1) { ["section"]=> string(97) "konflikti-ps-lsi-zhvendoset-ne-itali-socialistet-lsi-po-ben-kerdine-ne-sherbimet-konsullore-18988" }