“Konflikti Tahiri-Veliaj, tregon se Ramën në PS e konsiderojnë të mbaruar”

Publikuar tek: politike, më 20:47 21-03-2016 “Konflikti Tahiri-Veliaj, tregon se Ramën në PS e konsiderojnë të mbaruar”

Gjatë ditës së sotme ka qarkulluar lajmi se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka patur një përplasje me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin. Sipas lajmeve që qarkullojnë, shkak thuhet të jenë bërë zgjedhjet për anëtarët e asamblesë së PS-së.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me anë të një postimi në “Facebook” ku shkruan se Edi Rama është tashmë kryetar relike i PS-së. Sipas Berishës, konflikti mes Tahirit dhe Veliajt, tregon se tani në PS, Rama konsiderohet i mbaruar dhe po luftohet për t’i zënë atij vendin.

“Rama si kryetar relike! As nuk zgjidhet as nuk votohet! Për të shpëtuar, i tmerruar nga Blushi, fton Nanon në ndihmë. Saje qorri dhe Erioni vringëllojnë armët me njëri tjetrin për vendin e Ramës. Të gjitha këto dëshmojnë se tani në PS Ramën e konsiderojnë të mbaruar apo si kryetar relike”, shkruan demokrati. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015132904052734
array(1) { ["section"]=> string(77) "konflikti-tahiri-veliaj-tregon-se-ramen-ne-ps-e-konsiderojne-te-mbaruar-35667" }