Kongresi i FIFA-s vendos sot për pranimin e Kosovës

Publikuar tek: sport, më 10:53 13-05-2016 Kongresi i FIFA-s vendos sot për pranimin e Kosovës

Institucioni ndërkombëtarë i futbollit FIFA mbledh sot kongresin e 66-të ku do të votohet edhe për kërkesën e Kosovës për tu antarësuar me të drejta të plota në FIFA.

Pas pranimit në UEFA, Kosova ka bërë edhe kërkesën për tu pranuar në FIFA.

Ky kongres do të mbahet në Meksikë, nga ku pritet të certifikohet kombëtarja më e re që do të fitojë menjëherë të drejtën për t’iu shtuar skuadrave pjesëmarrëse në kualifikueset e kampionatit botëror “Rusi 2018”.

Edhe në pranimin e saj në UEFA për Kosovën pati vota pro dhe kundër, ashtu siç mund të ketë edhe këtë herë, por e rëndësishme është që të bëhet e mundur që kjo kombëtare të jetë e barabartë me të tjerat. Delegacionet e të gjitha federatave anëtare në FIFA do të jenë sot në Meksikë për të vendosur në lidhje me kërkesën që Kosova ka bërë për t’u pranuar. Kongresi fillon në orën 16:30 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025141000747681
array(1) { ["section"]=> string(57) "kongresi-i-fifa-s-vendos-sot-per-pranimin-e-kosoves-40332" }