Kongresi i Lushnjes, e kujton Hashim Thaçi, por jo politikanët e Shqipërisë

Publikuar tek: politike, më 11:40 21-01-2016 Kongresi i Lushnjes, e kujton Hashim Thaçi, por jo politikanët e Shqipërisë Foto e postuar nga H.Thaçi e delegateve te Kongresit te Lushnjes

I pari që uron ditën e Kongresit të Lushnjes është zv.kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, dhe asnjë politikan shqiptar. Që në orët e para të mëngjesit, Thaçi kujton ditën e kongresit, duke thënë, se kjo ditë, është një dëshmi e qartë për të gjithë skeptikët, se shqiptarët në kohë të vështira, dinë të bashkohen për interesat e vendit, duke lënë jashtë ambiciet meskine. 

Postimi i Hashim Thaçit

“95 vite më parë nisën punimet e Kongresit të Lushnjës ku udhëheqësit shqiptarë u mblodhën për të shpëtuar vendin dhe dëbuar armiqtë. Kongresi i Lushnjës përbën një faqe të ndritur me rëndësi të veçantë për historinë e popullit tonë, sepse konsolidoi shtetin shqiptar dhe i vuri fre armiqëve që pretendonin copëtimin dhe gllabërimin e shtetit shqiptar të parashikuar nga Traktati i Fshehtë i Londrës. Kjo ngjarje shërben si një dëshmi historike e pakontestueshme e aftësive shtet-formuese të popullit tonë pasi u organizua tërësisht nga shqiptarët në mungesë totale të ndihmës nga jashtë. Armiqte e shtetit shqiptar kanë mbajtur tradicionalisht një qëndrim nënçmues ndaj aftësive shtetformuese dhe shtetvepruese të shqiptarëve dhe Kuvendi Shpëtimtar i Lushnjës tregoi se shqiptarët në kohë të vështira dinë të bashkohen për interesin e vendit duke lënë mënjanë ambiciet meskine për pushtet dhe hatërmbetjet personale. Ky moment historik jo vetëm është burim krenarie por duhet të shërbejë edhe sot si model frymëzimi për të gjithë aktorët politikë të tashëm dhe të ardhshëm për të kuptuar se interesi i vendit qëndron mbi interesat personale e partiake”. HTH

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Si sot 5 vjet më parë u vranë 4 vetë para Kryeministrisë, por demokratët merren me Rezolutën për Rugovën
Braçe i kujton Palokës ‘’21 Janarin’’, Paloka i jep një përgjigje: Shko pyet kryetarin tënd »
Article Logic
Execution time: 0.027945041656494
array(1) { ["section"]=> string(79) "kongresi-i-lushnjes-e-kujton-hashim-thaci-por-jo-politikanet-e-shqiperise-30586" }