Kongresi i Socialistëve, a janë të gjithë delegatët me 1 vit anëtarësim? Dyshime për manipulime

Publikuar tek: politike, më 10:07 03-03-2016 Kongresi i Socialistëve, a janë të gjithë delegatët me 1 vit anëtarësim? Dyshime për manipulime

Ndërsa dje Ben Blushi i propozonte Partisë Socialiste ndryshimet e tij në statut dhe reflektimin e kolegëve të tij për bërjen e zgjedhjeve për kryetar, një tjetër problematikë është hapur mes socialistëve. Vjetërsia e delegatëve.

Në disa nga zonat e vendit janë mbajtur zgjedhjet për caktimin e delegatëve socialistë për kongresin e 19 marsit, por a kanë të gjithë të paktën 12 muaj që janë anëtarësuar në PS? Akuza janë hedhur në radhët e socialistëve edhe për delegatë të rinj, të sapofutur, me qëllim manipulimi, por ende nuk ka fakte.

Megjithatë nëse i referohemi modelit të laburistëve në Britani, të gjithë delegatët duhet të kenë qenë anëtarë individualë të partisë prej të paktën 12 muaj nga data e caktuar për zgjedhjen e emrave të delegatëve.

Nuk dihet nëse socialistët do t’i qëndrojnë këtij parimi, zbatuar me përpikmëri nga laburistët, modelit të cilit ata i referohen shpesh.

laburisteti

Statuti i laburistëve

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deputeti socialist foto të përzemërt me ministren teksa punojnë, u bashkohet edhe një tjetër deputet
Kruja “del në dritë”, këto janë fotot e transformimit »
Article Logic
Execution time: 0.019065141677856
array(1) { ["section"]=> string(99) "kongresi-i-socialisteve-a-jane-te-gjithe-delegatet-me-1-vit-anetaresim-dyshime-per-manipulime-34092" }