Kongresin e hap Erion Veliaj, i uron Artan Lames shërim të shpejtë

Publikuar tek: politike, më 10:59 19-03-2016 Kongresin e hap Erion Veliaj, i uron Artan Lames shërim të shpejtë

Kongresin e partisë socialiste e ka hapur kryebashkiaku Erion Veliaj duke i'u uruar mirëseadhjen të gjithëve dhe shërim të shpejtë Artan Lames, pas një operacioni të vështirë. Në mënyrë të veçantë i ka uruar mirëseardhjen anëtarëve të rinj të PS-së, të cilët kanë vendosur të marrin frenat në dorë dhe fjala e tyre të marrë vlerë."Dhe meqë ra fjala te legalizimet, duam t’i urojmë shërim të shpejtë Artan Lames, pas një operacioni të suksesshëm dje", tha Veliaj.

“Personi ne të majtë është aleati më i madh, me të cilin kemi kaluar vite të  vështira, jemi të rrethuar me miq. 2013 na konfirmoi në pushtet dhe PS-ja drejton në mënyrën e duhur pas operacioneve të dhimbshme ia kemi dalë dhe ne jemi në rrugën e duhur.

Zgjedhjet nuk janë vetëm statistikë. PS-ja është fokusuar tek kopshtet dhe çerdhet dhe ne na kanë besuar gjënë më të rëndësishme fëmijët, shtëpitë e tyre...

Meqë ra fjala te legalizimet i uroj shërim të shpejtë Artan Lames, pas një operacioni të vështirë dhe të vijë në krye të detyrës.  

Kur shqiptarët na votojnë ne jemi në lartësinë e duhur .Shqiptarët na kanë besuar imazhin e vendit. Kemi kaluar vite të vështira në opozitë dhe kemi mësuar të respektojme dhe të jemi shërbëtorë të përulur. Debati është i mirë. PS-ja nuk është qëllim në vetvete, por jemi mjete për të qenë shërbëtorë të Shqipërisë. Sot është ditë e bukur me diell dhe uroj qe me diell të jetë edhe diskutimi ynë. Nesër dalin rezultatet dhe  të hënën Shqipëria na pret në krye të detyrës”, ka përfunduar Veliaj. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arben Ndoka, ish-deputeti i dorëhequr në Kongresin e Partisë Socialiste
Shpëtim Idrizi dhe Vangjel Dule refuzojnë Edi Ramën. S’marrin pjesë në kongres »
Article Logic
Execution time: 0.025132179260254
array(1) { ["section"]=> string(71) "kongresin-e-hap-erion-veliaj-i-uron-artan-lames-sherim-te-shpejte-35494" }