Konispol, e djathta vendos tia lërë çamëve Bashkinë, prezantohet Ismail Myrtaj

Publikuar tek: politike, më 10:51 24-02-2015 Konispol, e djathta vendos tia lërë çamëve Bashkinë, prezantohet Ismail Myrtaj Deputeti Tahiri dhe kandidati i PDIU Ismail Myrtaj ne Konispol

Duket se e djathta ka vendosur që Konispolin t’ia lërë partisë së çamëve, PDIU. Lajmin e konfirmon deputeti Dashamir Tahiri, i cili pak ditë më parë u gjend në Konispol ku kishte mbledhur strukturat dhe shpalli kandidaturën e Ismail Myrtaj si kandidat i përbashkët i të djathtës në zgjedhjet vendore të qershorit.

Aktualisht është kryetare bashkie Mimoza Arapi e mbështetur nga Partia socialiste. Nuk dihet nëse do të ketë shance për të rikandiduar në një mandat tjetër por PD dhe PDIU bashkohen në kandidaturën e Ismail Myrtajt.

“Ky është njeri zyrtar i camërisë. Ja ku e keni kryetarin e bashkisë së Konispolit, t’i lini historitë se ky ka qenë andej apo këtej, por bashkohuni të gjithë te Malua dhe do ta keni pushtetin më afër” tha Tahiri. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Braçe i kthen përgjigje Blushit: S’thamë vende të reja pune, por i nxorrëm nga puna e zezë
Bushati: Vjosa? Kërkesë Greqisë mos të shtojë çështjet problematike »
Article Logic
Execution time: 0.017503023147583
array(1) { ["section"]=> string(81) "konispol-e-djathta-vendos-tia-lere-cameve-bashkine-prezantohet-ismail-myrtaj-4280" }