Konkurenca hap hetimin për bankat dhe kompanitë e mëdha të sigurimit: I detyrojnë klientët ku ta bëjnë sigurimin

Publikuar tek: ekonomi, më 21:55 13-07-2018 Konkurenca hap hetimin për bankat dhe kompanitë e mëdha të sigurimit: I detyrojnë klientët ku ta bëjnë sigurimin Foto ilustruese

Teksa bankat dhe shoqëritë e mëdha të sigurimit dyshohet se po mundësojnë që klientët të sigurojnë jetën për huatë ose pronën vetëm në një vend, duke pasur sjellje abusive me klientët, Autoriteti i Konkurrencës ka hapur procedurën e Hetimit Paraprak në tregun e ndërmjetësimit në sigurime nga bankat e nivelit të dytë.

Vendimi ka ardhur pas informacionit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, nëpërmjet shkresës nr. 1789 datë 18.05.2018 “Mbi inspektimin të ndërmjetësit në sigurime”, i cili konstaton se, kontratat e sigurimit të ndërmjetësuara nga Raiffeisen Bank SHA si ndërmjetës në sigurime gjatë vitit 2017 dhe 3 mujorit te parë të vitit 2018 janë lëshuar vetëm nga shoqëritë Sigal Uniqa Group Austria SHA  për sigurimin e pronës dhe Sigal  Life Uniqa Group Austria SHA për sigurimin e jetës.

Edhe një kompani, emri I të cilës nuk bëhet I ditur nga Konkurrenca, pretendon se një shoqëri e sigurimit të jetës “refuzon të transmetojë tek klientët e tyre edhe produktin e sigurimit të jetës për hua të shoqërisë XX SHA” duke mos i dhënë mundësi shoqërisë për të qenë konkurrues në produktet e sigurimit të jetës për huatë.

Në zbatim të nenit 204, pika 5 e ligjit nr. 52/2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”, AMF ka licensuar 4 banka në rolin e ndërmjetësit në sigurime; Raiffeisen Bank SHA, BKT SHA, Alpha Bank SHA dhe se fundmi Bankën Credins SHA.

Tre bankat kryesore ne sektorin bankar, RB, BKT dhe BC, te cilat janë edhe ndërmjetës në sigurime, zotërojnë rreth XX % të vlerës së portofolit të kredisë për vitin 2017, duke qenë kredituesit më të mëdhenj të sistemit bankar. Dy prej tyre, Raiffeisen Bank  dhe BKT janë gjithashtu bankat të cilat janë objekt dyshimi dhe ankese për sjellje antikonkurruese.

Në produktin e sigurimit të jetës së debitorit, Raiffeisen Bank ka ndërmjetësuar rreth XX % të kontratave të nënshkruara me ndërmjetësimin e bankave, ndërkohë që BKT ka ndërmjetësuar  XX % të këtij shërbimi. Shoqëria e sigurimit të jetës Sigal Life Unica Group Austria, tek e cila Raiffeisen bank ka ndërmjetësuar kontratat e sigurimit  është shoqëria më e madhe në tregun e sigurimit të jetës duke  zotëruar mbi XX % të tregut të sigurimit të jetës sipas vlerës së kontratave.

Gjithashtu shoqëria Sigal Unica Group Austria zotëron pjesën më të madhe të tregut të sigurimit të pronës nga zjarri dhe forcat e natyre duke zënë rreth XX % te tij. Dy shoqëritë e sigurimit janë pjesë e Uniqa Grup.

“Nga sa me sipër, jemi përpara dyshimit të arsyeshëm që dy nga bankat më të mëdha në tregut e kredidhënies mund të paraqesin sjellje abuzive në lidhje me zbatimin e kushteve të ndryshme për veprime të njëjta tregtare me palët në shërbimin e ndërmjetësimit në sigurimin e jetës dhe jo jetës”, thuhet në njoftimin e Konkurrencës.

Për këtë arsye, Konkurrenca vendosi Hapjen e Hetimit Paraprak në tregun e ndërmjetësimit në sigurime nga bankat e nivelit të dytë .  Hetimi paraprak të përfshijë periudhën kohore nga 1 janar 2016 deri në 31 maj 2018. Monitor.al/

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tatimet u bëjnë ‘gjëmën’ bizneseve, kontrolle nga Gjiri i Lalzit në Spille, Pogradec, Dardhë e Voskopojë (Bllokohen 3 subjekte, 397 të tjera gjobiten keq)
Tatimet thirrje bizneseve që futen në TVSH: Afati i fundit më 16 korrik »
Article Logic
Execution time: 0.023301124572754
array(1) { ["section"]=> string(118) "konkurenca-hap-hetimin-per-bankat-dhe-kompanite-e-medha-te-sigurimit-i-detyrojne-klientet-ku-ta-bejne-sigurimin-127797" }