Konkursi për drejtorët e OSHEE, shpallet lista me EMRAT fitues

Publikuar tek: ekonomi, më 10:35 28-12-2017 Konkursi për drejtorët e OSHEE, shpallet lista me EMRAT fitues

Ka përfunduar përzgjedhja e kandidaturave fituese për drejtuesit rajonalë të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë (OSHEE SH.A).

Komisioni Ad-Hoc, i ngritur në zbatim të urdhrit të brendshëm, nr. Prot. 23135/1, datë 08.11.2017, me objekt “Për ngritjen e Komisionit Ad – Hoc për realizimin e procedurave të përzgjedhjes dhe emërimit të kandidatëve që aplikojnë për Pozicionin “Drejtor Rajonal” të drejtorive rajonale”, përzgjodhi 9 emrat fitues.

Bazuar mbi procedurat, Komisioni skualifikoi 42 kandidatë për mosplotësim të kushteve paraprake në fazën e aplikimit dhe organizoi testimin me shkrim 31 kandidatë (gjithësej 73 aplikime për pozicionin “drejtor rajonal”).

Në testim u paraqitën 26 kandidatë, ku në vijim të procesit të korrigjimit të testimeve me shkrim dhe rikorrigjimit, u kualifikuan për fazën e intervistimit me gojë 12 kandidatë.

Pas përfundimit të procesit të intervistimit dhe rishikimit të ankimimeve, rezultuan fitues 9 kandidatë, për të cilët Komisioni Ad – Hoc i përfshiu në përgatitjen e vlerësimit përfundimtar të kandidatëve të përzgjedhur, nga ku u renditën në bazë të pikëve, si më poshtë:

1.            Klevis Jahaj

2.            Darling Hoxha

3.            Agron Malaj

4.            Bukurosh Maci

5.            Besa Bello

6.            Rezart Isufi

7.            Plator Mehmeti

8.            Afrim Hoda

9.            Robert Lili

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike SH.A do të rihapë konkursin për Drejtoritë Rajonale, të cilat mbeten vakante.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0078771114349365
array(1) { ["section"]=> string(68) "konkursi-per-drejtoret-e-oshee-shpallet-lista-me-emrat-fitues-104633" }