Konkursi për shqiptarin që do të fitojë rezidencën artistike në Salsburg

Publikuar tek: kulture-art, më 16:01 30-01-2015 Konkursi për shqiptarin që do të fitojë rezidencën artistike në Salsburg

Galeria Kombëtare e Arteve, do të realizojë konkursin e hapur për përzgjedhjen e artistit shqiptar i cili do të fitojë rezidencën artistike në Salsburg.

Kjo do të realizohet në kuadër të programit “ Artist in Rezidence” dhe ka si qëllim krijimin e hapësirave për artistët e rinj në fushën e arteve pamore si dhe bashkëpunimin kulturor midis dy vendeve. Data e fundit e aplikimeve  për konkursin është 17 shkurti i këtij viti dhe shpallja e fituesit do të njoftohet nga Galeria Kombëtare e Arteve në datën 20 shkurt të po këtij viti.

Rezidenca parashikohet të fillojë më date 1 Maj 2015, ndërsa nisja drejt Austrisë më 30 Prill 2015. Pala Austriake ka tashmë gati vendin e akomodimit dhe studion e punës për artistin shqiptar në të ashtuquajturën “Banesa e Artisteve ne Salzburg”. Pala shqiptare do të sigurojë shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit.

Më poshtë mund të lexoni edhe kriteret e pranimit të aplikantëve...

 

Kushtet e pjesëmarrjes në Konkurs:

Në konkurs kanë të drejtë të marrin pjesë artistë të rinj në fushën e arteve pamore nga mosha 25 – 40 vjeç

Për t’u kualifikuar në konkurs, ju duhet të plotësoni fushat përkatëse në linkun: http://gka.al/apliko_per_rezidence.php dhe të ngarkoni të gjitha dokumentat e kërkuara si më poshtë:

Karte identiteti (jpg/pdf)

Diploma e Universitetit (jpg/pdf)

Vërtetim pune, nëse ka (jpg/pdf)

Foto  (jpg/pdf)

C.V (ëord/pdf)

Një dosje elektronike/folder (ku të jenë ruajtura jo më pak se pesë nga punët tuaja. Punët duhet të jenë të 3-5 viteve të fundit dhe nuk duhet të jenë nga periudha e shkollës. Nëse ka video, ato duhet të ngrakohen në një portal si psh: youtube, vimeo, facbook, etj. dhe të dërgohet vetëm si link. Secila punë duhet të shoqërohet nga të gjitha të dhënat teknike dhe koncepti. Pranohen të gjitha gjinitë e arteve pamore.)

Dy letra rekomandimi (ëord/pdf)

Letër motivimi (përshkruani karakterin e punës suaj si artist, një përshkrim të shkurtër të atmosferës artistike ku bëni pjesë dhe kushtojini rëndësi arsyetimit, pse është e nevojshme për ju kjo rezidencë. Teksti jo më pak se 300 fjalë).

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Teatri i ri Kombëtar/Drejtori i Artit dhe Kulturës:Ky është një delir
Të kujtojmë Anton Çehovin »
Article Logic
Execution time: 0.10372400283813
array(1) { ["section"]=> string(77) "konkursi-per-shqiptarin-qe-do-te-fitoje-rezidencen-artistike-ne-salsburg-1941" }