Kontratat për ujin, UKT thirrje qytetarëve: nxitoni! Afati deri në 31 janar

Publikuar tek: barometri, më 08:22 29-01-2018 Kontratat për ujin, UKT thirrje qytetarëve: nxitoni! Afati deri në 31 janar

Në vetëm2 ditë nga përfundimi i afatit UKT u bën thirrje qytetarëve të nxitojnë për të bërë lidhjet e ligjshme të ujit.

Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët nuk kanë formalizuar ende lidhjen e tyre me UKT, të paraqiten pranë pikave të kujdesit ndaj klientit për të lidhur një kontratë me ujësjellësin apo për të shlyer debitë e akumuluara. Ndaj, kush ende nuk ka bërë lidhjen e ligjshme me ujësjellësin, të nxitojë deri më 31 janar”, citohet në njoftimin e Ujësjellës-Kanalizime.

Në kuadër të aksionit kundër lidhjeve të paligjshme dhe shpërdorimit të ujit të pijshëm, që ka nisur prej korrikut të vitit të kaluar, grupet e punës së Bashkisë së Tiranës vazhdojnë punën në terren për verifikimin e shkeljeve, ndërkohë që paralelisht po punohet dhe për ndërgjegjësimin e qytetarëve për pagimin e faturave të prapambeturave dhe vendosjes së matësve të rinj të ujit. 

Për të lehtësuar qytetarët, por njëkohësisht dhe për disiplinimin e përdorimit të ujit të pijshëm, Bashkia e Tiranës dhe UKT kanë krijuar mundësinë dhe për lidhjen e akt-marrëveshjeve për pagesën me këste.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.043649911880493
array(1) { ["section"]=> string(79) "kontratat-per-ujin-ukt-thirrje-qytetareve-nxitoni-afati-deri-ne-31-janar-108296" }