Kontroll ndaj bizneseve të turizmit: 50% punojnë në informalitet

Publikuar tek: ekonomi, më 16:15 05-07-2017 Kontroll ndaj bizneseve të turizmit: 50% punojnë në informalitet

Tatimet do të nisin një fushatë të përqëndruar kontrolli në bizneset e lidhura me turizmin. Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, Xhavit Curri tha se vendimi vjen pas një analize të hollësishme risku mbi bizneset e këtij sektori.

“Përfundimi është se risku në sektorin e turizmit është i lartë. Në përqindje, ne themi se 50 për qind e tatimpaguesve janë me risk të lartë. Kjo tregon se tatimpaguesit që ushtrojnë veprimtarinë në zonat turistike, në sezonin turistik kanë informalitet të lartë”, tha Curri për Top Channel. 

Në fokusin e kontrolleve do të jenë kryesisht hotelet, restorantet, por edhe bizneset e tjera të lidhura me turizmin.

“Kemi seleksionuar kategorinë e tatimpaguesve që do të kontrollohen në vend, në ambientet e tyre. Kemi seleksionuar kategorinë e tatimpaguesve, të cilëve do t’u bëhen vizita fiskale. E nga ana tjetër kemi seleksionuar gjithashtu kategorinë e tatimpaguesve, të cilëve do t’u kryhet kontroll dokumentar nga zyra. Në fund janë edhe të gjithë bizneset, të cilat do të verifikohen në terren nga strukturat e hetimit tatimor për lëshim kuponi tatimor, për deklarim të numrit të punonjësve”, u shpreh më tej Curri.

Për bizneset që do të kontrollohen nga zyra, në rastet kur konstatohet se kanë fshehur taksat, Tatimet do t’u ofrojnë mundësinë që të rrisin deklarimet. Ndërsa për bizneset që kapen në shkelje të ligjit, do të zbatohen masat ndëshkuese, jo vetëm administrative, por edhe kallëzim për evazion fiskal.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020870923995972
array(1) { ["section"]=> string(68) "kontroll-ndaj-bizneseve-te-turizmit-50-punojne-ne-informalitet-85114" }