Kontroll në dyqanet e mishit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bën ‘kërdinë” me gjoba për subjektet që s’plotësojnë kushtet

Publikuar tek: ekonomi, më 13:28 15-04-2017 Kontroll në dyqanet e mishit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bën ‘kërdinë” me gjoba për subjektet që s’plotësojnë kushtet

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer kontrolle në dyqanet e mishit dhe në subjektet e tjera që tregtojnë produkte ushqimore.

Ky aksion kishte në fokus kontrollin e subjekteve që tregtojnë mish, duke qënë se ditën e nesërme është Festa e Pashkëve dhe konsumi i mishit rritet. Nga 625 kontrolle në të gjithë vendin, janë bllokuar 17 subjekte, pasi kishin mungesë të kushteve higjieno-sanitare, ndërkohë që janë marrë masa “Gjobë” dhe “Paralajmërim” për 241 biznese të tjera.

Inspektimet janë fokusuar edhe në dyqanet ushqimore, por edhe te produkteve që vijnë nga jashtë vendit. Gjithashtu inspektimet janë bërë edhe në mjetet e transportit të produkteve ushqimore për verifikimin e kushteve se si transportohen ushqimet.

Përgjatë këtyre ditëve AKU ka kryer kontrolle të imtësishme për mishin që importohet nga jashtë vendit, ku ka rezultuar se është brenda parametrave që parashikon ligji.

Ndërkohë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bën apel qytetarëve që të blejnë mishin që shitet në subjekte të licencuara, i cili është kontrolluar më parë nga veterinerët.

Nga të gjitha inspektimet që janë bërë brenda kësaj periudhe, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vendosur 6.4 milionë lek gjoba, kryesisht për mungesë të certifikimit të mishit, mungesë te etiketave në gjuhën shqipe, apo mungesë të kushteve për tregtimin e produkteve ushqimore.

AKU u bën apel qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të abuzimit me ushqimin në portalin “AKU-Inspektori Dixhital”, por edhe në adresën [email protected]

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034643888473511
array(1) { ["section"]=> string(124) "kontroll-ne-dyqanet-e-mishit-autoriteti-kombetar-i-ushqimit-ben-kerdine-me-gjoba-per-subjektet-qe-s-plotesojne-kushtet-75274" }