Kontrolli për qytetarët, fituese biznesmenia që tregton Duhanin

Publikuar tek: politike, më 12:27 03-02-2015 Kontrolli për qytetarët, fituese biznesmenia që tregton Duhanin

Pas publikimit të lajmit se “Marketing&Distribution” kompania që drejtohet nga biznesmenia Vilma Nushi ka fituar tenderin e “Check-up” të popullatës, në një vlerë 6 milionë euro në vit, mjekët dhe intelektualë në rrjetet sociale kanë filluar debatet dhe diskutimet.

“Check-up” dhe “Duhan”, është statusi i vendosur në rrjetet sociale nga gjinekologia Anika Dokle, shumë kritike kohët e fundit me Ministrinë e Shëndetësisë për mënyrën sesi po realizon reformat ky institucion.

Por, sipas komentuesve, duket se qeveria ka marrë përsipër dëmet që i ka shkaktuar kompanisë “Marketing Distribution” për ndalimin e duhanit në konsumimin e tij në lokale, duke rënë ndjeshëm edhe fitimet e kompanive që fusin duhanin në Shqipëri.

Kështu, kjo kompani e drejtuar nga biznesmenia Vilma Nushi, tregton ekskluzivisht Marlboron në tregun shqiptar. E pikërisht kësaj kompanie, i jepet edhe kontrolli falas për qytetarët, e specifikuar në kategori përkatëse, por që do të paguhet nga shteti.

Kontrata është lidhur me Fondin e Sigurimeve të kujdesit shëndetësor dhe kontrolli duhet të kryehet për personat nga mosha 40-65 vjeç. Në media janë hedhur hije dyshimi për mënyrën e bërjes së këtij tenderi dhe kriteret për të, ku besohet se biznesmenia ka dhënë edhe çmimin më të lartë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Protesta për naftën/ PD: Po gjobiten mjetet që ishin në protestë. MB: Nuk kemi marrë asnjë masë
Braçe: Prokuroria të reagojë, Sali Berisha vret me gojë e pushkë »
Article Logic
Execution time: 0.0040731430053711
array(1) { ["section"]=> string(67) "kontrolli-per-qytetaret-fituese-biznesmenia-qe-tregton-duhanin-2219" }