“Kontrolli zbulon se Mimi ka shkaktuar 220 mijë euro për rikonstruksionin e makinave”, PD akuza ministres Kodheli

Publikuar tek: politike, më 12:46 08-11-2015 “Kontrolli zbulon se Mimi ka shkaktuar 220 mijë euro për rikonstruksionin e makinave”, PD akuza ministres Kodheli Liljana Elmazi, deputete e PD

Partia Demokratike vetëm disa minuta pas daljes së Grida Dumës, ka bërë një tjetër deklaratë për mediat përmes deputetes Liljana Elmazi. Sipas Elmazit, kontrolli ka nxjerrë se për rikontruksionin e makinave shtetit i është shkaktuar një dëm prej 220 mijë eurosh.

“Pasi zgjodhi dyqanin e telefonave në rrugën e Durrësit për të monitoruar hapësirën detare, dhe po flasim pikërisht për rrugët nga ku kalon trafiku i drogës, të tjera afera kanë dalë në dritë.

Kontrolli ka zbuluar se Mimi e nisi rikonstruksionin e godinës pa marrë leje siç e detyron ligji, dhe për më tepër, kriteret ishin vendosur sipas firmës që ishte paracaktuar si fituese. Dhe firma fituese është një kompani pastrimi ku punonjësit e saj janë të regjistruar si fshesarë”, tha Elmazi në akuzat drejtuar ministres së Mbrojtjes.

“Kontrolli ka nxjerrë edhe abuzime të tjera si rritje të fondit për blerje, më shumë se sa ishte kërkesa e ushtrisë për mjete të blinduara, dhe del se ministria ka ndryshuar kriteret e tenderit duke i përshtatur me profilin e kompanisë ku janë blerë më pas makinat. Të gjitha ndryshimet, të kritereve dhe fondeve, janë bërë brenda ditës, me një nxitim të pajustifikuar.

Dëmi ekonomik në këtë rast është mbi 220 mijë euro, dhe procedura është shkelur me këmbë”, akuzoi deputetja e PD ndërsa shtoi se

“Kjo është skema që ka ngritur Edi Rama me ministrat e tij për të zhvatur milionat”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shikoni Presidentin me eskortë mes përmes liqenit, Braçe e filmon me kamera: Bravo, President, bravo... (VIDEO)
Kryeministri Rama bën një premtim para kamerave në Korçë »
Article Logic
Execution time: 0.01804518699646
array(1) { ["section"]=> string(116) "kontrolli-zbulon-se-mimi-ka-shkaktuar-220-mije-euro-per-rikonstruksionin-e-makinave-pd-akuza-ministres-kodheli-24957" }