Kopjimi i projektit të Teatrit Kombëtar, reagon arkitektja e dizajnit origjinal (Foto)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:30 13-03-2018 Kopjimi i projektit të Teatrit Kombëtar, reagon arkitektja e dizajnit origjinal (Foto)

Pas skandalit se projekti i Teatrit Kombëtar të ri është kopjuar nga një vepër në Korenë e Jugut e dizajnuar në 2011-ën, ka ardhur edhe reagimi i parë i një prej akriteteve të studios ukrainase.

Arkitektja Ira Miroshnikova e studios “Forma Architects” që ka bërë projektin e parë për “Busan Opera House” në Korenë e Veriut, shkruan me ironi se nuk beson që ngjashmëria tepër e madhe me projektin e prezantuar dje për Teatrin e ri Shqiptar të jetë vetëm rastësi.

“Rastësi? Nuk e besoj...”, shkruan ajo teksa poston edhe fotot krahasuese mes dy projekteve.

Ndoshta arkitektja e projektit origjinal nuk duhet ta shohë kopjen e punës së saj në Shqipëri të ndarë, pra vetëm Teatrin, pasi plani përfshin edhe 5 kulla nga pas.

Megjithatë në këtë rast, ngjashmëria jo vetëm që është qartësisht e dukshme, por siç ndodh shpesh në këto raste, kopja rezulton më e shëmtuar nga origjinali.

sdfw3rgw34gr4hd.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Televizioni KLAN 'rrëmben' moderatoren e njohur, ja për kë bëhet fjalë
Kapet në Sarandë polaku i shpallur në kërkim ndërkombëtar, ja për se është dënuar »
Article Logic
Execution time: 0.018279075622559
array(1) { ["section"]=> string(90) "kopjimi-i-projektit-te-teatrit-kombetar-reagon-arkitektja-e-dizajnit-origjinal-foto-113151" }