Korabi kunder gjykimit, futbollisti i dibraneve shan me gishtin e mesit

Publikuar tek: sport, më 22:16 11-02-2017 Korabi kunder gjykimit, futbollisti i dibraneve shan me gishtin e mesit

Drejtuesit e klubit të Korabit, kanë shprehur haptas pakënaqësitë e tyre në lidhje me gjykimin e ndeshjeve.

Më herët ata kanë postuar në faqen zyrtare në “Facebook” edhe një video me të gjitha padrejtësitë e bëra nga gjykimi. Sipas tyre sot do të ishin në pozita të tjera me 4 gola të mohuar, 6 penallti të padhëna dhe 4 gola të paqenë që e kanë shoqëruar Korabin për gjatë gjithë këtij sezoni.

Por edhe futbollisti Denis Peposhi, ka postuar një foto në Instagram. Në foto ai ka dalë me disa lojtarë nga ekipi, por kjo foto ka patur edhe një mesazh brenda.

Portieri i dibranëve, Vujadinoviç, ka bërë një veprim fyes me gishtin e mesit. Nuk dihet nëse ky veprim vjen si shkak i gjykimit të ndeshjeve dhe ju drejtohet arbitrave apo e ka gjest për diçka tjetër.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gazetari “thumbon” Gjokën: Çfarë pakti ka mes Kukësit dhe Tiranës për Kampionatin apo Kupën? Nxehet trajneri
Bledi Shkëmbi emërohet në stolin e Kombëtares: Një ëndërr për mua! »
Article Logic
Execution time: 0.01816201210022
array(1) { ["section"]=> string(76) "korabi-kunder-gjykimit-futbollisti-i-dibraneve-shan-me-gishtin-e-mesit-68459" }