Korçarët luajnë ndeshjen e parë në Europa League, mbushet Elbasan Arena, autobuzë falas për tifozët

Publikuar tek: sport, më 17:52 14-09-2015 Korçarët luajnë ndeshjen e parë në Europa League, mbushet Elbasan Arena, autobuzë falas për tifozët

Skënderbeu do të luajë ditën e enjte ndeshjen e parë në grupet e Europa League kundër Beshiktashit. Shumë tifozë priten në shkallët e stadiumit Elbasan Arena, njësoj si në ndeshjen kundër Dinamo Zagrebit, kur mbi 10 mijë bileta të stadiumit me kapacitet 12 mijë vende, u blenë nga tifozët.

Një situatë e tillë pritet të përsëritet edhe kundër Beshiktashit, pasi deri më tani janë shitur mbi 6 mijë bileta, ndërkohë që interesimi vazhdon të jetë i lartë.

Pjesëmarrje e konsiderueshme pritet edhe nga tifozët turq të Beshiktashit, të cilët do e ndjekin këtë përballje nga shkallët e stadiumit.

Shkak për këtë pjesëmarrje masive janë bërë edhe çmimet e lira të biletave, që varjojnë nga 400 lekë në tribunat pas porte deri në 700 lekë në tribunën ballore të stadiumit. Sa i përket tribunave vip, çmimet e biletave janë dukshëm më të shtrenjta duke filluar nga 3000 lekë deri në 8000 lekë.

Klubi ka menduar edhe për transportin e tifozëve korçarë, të cilët do të kenë të garantuar udhëtimin me autobuzë drejt Elbasanit.

Biletat vazhdojnë të shiten në pikat e caktuara në Korçë, Elbasan dhe Tiranë, përkatësisht në: kancelarinë përballë me kinemanë e qytetit në Korçë,  tek stadiumin "Qemal Stafa" në Tiranë dhe në tre pikat e shitjes në Elbasan Arena.

Edhe atmosfera në klubin korçar është tepër entuziaste. Presidenti Ardjan Takaj ka shprehur besimin e tij te skuadra, duke deklaruar se Skënderbeu nuk është i frikësuar nga Beshiktashi dhe se skuadra shqiptare do i befasojë turqit.

Skënderbeu ka marrë gjithashtu një lajm fantastik ditën e sotme, pasi Hamdi Salihi ka mundur të rikuperohet dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen e 17 shtatorit.

Lexo edhe: Serbja bën mrekullinë, rikuperon në kohë Hamdi Salihin

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Trajneri serb i Milanit, Mihajlovic lavdëron Shqipërinë, shembull që duhet ndjekur
Serbja bën mrekullinë, rikuperon në kohë Hamdi Salihin »
Article Logic
Execution time: 0.018717050552368
array(1) { ["section"]=> string(103) "korcaret-luajne-ndeshjen-e-pare-ne-europa-league-mbushet-elbasan-arena-autobuze-falas-per-tifozet-20757" }