“Korçarët të mos mbjellin patate”, ish-ministri për Ramën: Mos kërko shkrirjen e Drejtorive, ja çfarë duhet të bësh

Publikuar tek: politike, më 12:02 14-02-2018 “Korçarët të mos mbjellin patate”, ish-ministri për Ramën: Mos kërko shkrirjen e Drejtorive, ja çfarë duhet të bësh

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka reaguar lidhur me deklaratën e bërë nga kryeministri Rama ditën e sotme. Ky i fundit u kërkoi korçarëve të mos kultivojnë patate, por t'i japin më shumë rëndësi pemtarisë, pasi patatja mbetet pa shitur.

Ndërsa Panariti thekson se patatet e Korçës mbeten pa shitur pasi ndikon importi. Ndërkohë i kërkon Ramës të mos shkrijë Drejtoritë Bujqësore.

Reagimi i plotë:

Po.. Po.. Sigurisht, qeveria mund dhe duhet tu bleje patatet fermereve korcare. Ne vend te tenderave per furnizim me patate importi te spitaleve, ushtrise, qendrave sociale, mencave le tu bleje atyre per kete qellim pa hezitim prodhimin e tyre vendas. A e ben dot? Keshtu ajo tregon dhembshuri per prodhuesit vendas dhe balancon sadopak presionin afiksues dhe diskriminues te importeve. Kjo po do te ishte politike mbeshtetese nxitese dhe patriote. Per fat te keq patatja dhe jo vetëm ajo, leviz vetem ne nje drejtim, nga jashte brenda dhe a e dini pse? Sepse patatja jone edhe pse shume cilesore nuk certifikohet. Nuk certifikohet edhe ngaqe sherbimi i mbrojtjes se bimeve tashme rudimentar do te kthehet ne inekzistent me shkrirjen e Drejtorive te Bujqesise. Nuk licensohet, sepse ne nivel qendror ky sherbim eshte ne vdekje klinike.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çështja e pedagogëve, Vokshi: Nikolla shmanget, ja ku i mori paratë që bëri pagesat
“Peshqit e mëdhenj”, deputeti gjerman: Nuk keni punuar mjaftueshëm »
Article Logic
Execution time: 0.010474920272827
array(1) { ["section"]=> string(117) "korcaret-te-mos-mbjellin-patate-ish-ministri-per-ramen-mos-kerko-shkrirjen-e-drejtorive-ja-cfare-duhet-te-besh-110208" }