Koreja e Verit sulmon me predha ushtrinë e Koresë së Jugut

Publikuar tek: bota, më 10:17 20-08-2015 Koreja e Verit sulmon me predha ushtrinë e Koresë së Jugut

Koreja e Veriut hapur zjarr ndaj ushtrisë të Koresë së Jugut në kufirin perëndimor midis dy vendeve.

Ende nuk dihet nëse ka viktima nga sulmi me predha por sipas mediave të Koresë së Jugut, është sulmuar një altoparlant i vendosur në një bazë ushtarake në kufirin perëndimor. Tensionet mes dy vendeve janë rritur së fundmi pas dy sulmeve në maj dhe korrik të 2015-ës. Sipas ministrit të Mbrojtjes të Koresë së Jugut, dy ushtritë po shkëmbejnë zjarr me njëra-tjetrën në kufirin ku ndodhi sulmi i parë.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha se në shenjë hakmarrje, Koreja e Jugut ka qëlluar me dhjetra predha të kalibrit 155mm dhe ka urdhëruar evakuimin e banorëve nga zonat pranë kufirit. Në një njoftim zyrtar, Koreja e Jugut ka deklaruar se do të mbledhë në një seancë emergjente Këshillin e Sigurimit Kombëtar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029960870742798
array(1) { ["section"]=> string(64) "koreja-e-verit-sulmon-me-predha-ushtrine-e-korese-se-jugut-18773" }