Koreja e Veriut kërcënon se do të anulojë samitin me Trump, ja arsyeja

Publikuar tek: bota, më 08:42 16-05-2018 Koreja e Veriut kërcënon se do të anulojë samitin me Trump, ja arsyeja Donald Trump-Kim Jong Un

Koreja e Veriut ka thënë se mund të tërhiqet nga samiti i planifikuar me presidentin amerikan, Donald Trump, nëse SHBA këmbëngul që verikoreanët të heqin dorë nga armët bërthamore.

Takimi i Trumpit dhe liderit verikorean, Kim Jong Un pritet të zhvillohet më 12 qershor.

Mirëpo përmes një deklarate, zëvendësministri i Jashtëm verikorean, Kye-gëan ka akuzuar SHBA-në se ka thënë deklarata të pakujdesshme me qëllime jo të mira.

Ai ka akuzuar drejtpërdrejt Këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare, John Bolton.

“Ne kemi vënë dritë në vlerat e Boltonit në të kaluarën dhe nuk mund ta fshehin ndjenjën e mospranimit ndaj tij”, ka thënë ministri verikorean. Samiti Trump-Kim ishte planifikuar të mbahej pasi Koreja Veriore kishte treguar përkushtim për të denuklearizuar Gadishullin Korean.

Përveç tjerash, Koreja Veriore ka ftuar mediat e huaja për të dëshmuar mbylljen e vendeve të testimeve bërthamore gjatë këtij muaji.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zvicra merr VENDIMIN, ja ç'ka vendosur për të huajt
Largimi nga Bashkimi Europian, Britania nuk do të kërkojë zgjatje të periudhës tranzitore »
Article Logic
Execution time: 0.014647006988525
array(1) { ["section"]=> string(76) "koreja-e-veriut-kercenon-se-do-te-anuloje-samitin-me-trump-ja-arsyeja-120919" }