Kori gjerman këndon “Po vijnë krushqit maleve”, vërshojnë komentet në rrjetet sociale (Video)

Publikuar tek: kulture-art, më 09:48 14-04-2015

Në rrjetet sociale është duke qarkulluar një video në të cilën kori gjerman këndon këngën shqiptare “Po vijnë krushqit maleve”.

Nën drejtimin e dirigjentit kori gjerman krijon një atmosferë emocionuese nëpërmjet kësaj kënge që është një nga perlat e muzikës shqiptare. Publiku i pranishëm në sallë ka shërthyer në ovacione e ka duartrokitur fort interpretimin e tyre.

Ky është një shembull i pastër i përqafimit të kulturave të ndryshme mes popujsh dhe si i tillë ka shkaktuar reagim pozitiv në mbarë publikun shqiptar e veçanërisht te komentuesit e rrjeteve sociale të cilët e kanë komentuar dhe pëlqyer pafund këtë video.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sondazhi i Wiwibloggs: Elhaida Dani, fituese e Eurovision
Shqipëria prezanton për herë të parë turizmin në Kinë »
Article Logic
Execution time: 0.0041208267211914
array(1) { ["section"]=> string(93) "kori-gjerman-kendon-po-vijne-krushqit-maleve-vershojne-komentet-ne-rrjetet-sociale-video-8652" }