Kori Lira bëhet pjesë e Korça Kult, dhurojnë mbrëmje magjike

Publikuar tek: kulture-art, më 14:51 03-10-2016 Kori Lira bëhet pjesë e Korça Kult, dhurojnë mbrëmje magjike

Kori Lira është bërë pjesë e Korça Kult nëpërmjet një koncerti të shfaqur në ambjentet e muzeut Bratko.

Kori Lira, ndër i kombit është një nga vlerat më të rëndësishme që identifikon kulturën dhe pjesë e trashëgimisë së qytetit të Korçës dhe pikërisht për këtë nuk kishte sesi të mungonte në këtë javë aktivitetesh që i janë kushtuar trashëgimisë kulturore korçare.

Nënkryetarja e Bashkisë së Korçës Benila Themeli tha se janë zgjedhur pikërisht ambjentet e muzeut Bratko për këtë koncert pasi bashkia synon që ti promovojë sa më shumë muzeumet e qytetit të Korçës, por edhe sepse tani e tutje të gjitha koncertet e mbyllura do të zhvillohen pikërisht në katin e parë të muzeut Brakto për shkak të zhvendosjes së të gjitha materialeve nga pallati i kulturës për ndërtimin e bashkisë.

Kori Lira ka interpretuar një repertor të pasur këngësh nën dirigjimin e muzikologut Pandi Bello, ndërsa pjesë e koncertit janë bërë edhe dy të rinj të talentuar Ilda Pepi e Franc Bregu të cilët kanë recituar poezi të ndryshme.

Kjo ka qenë një mbrëmje e veçantë tipike korçare e cila u mireprit dhe u duartrokit fuqishem nga spektatoret e pranishëm.

kori2.jpgkori3.jpg

kori.jpg

kori1.jpgkori2_copy.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Forumi për Trashëgiminë Kulturore reagon për blloqet e betonit në qytetin e ruajtur nga UNESCO
“Selam Alekum Baba”, Mustafa Nano “provokon” me romanin e ri fanatizmin fetar »
Article Logic
Execution time: 0.017734050750732
array(1) { ["section"]=> string(65) "kori-lira-behet-pjese-e-korca-kult-dhurojne-mbremje-magjike-54939" }