Korrupsioni, BE: Në Shqipëri duhen institucione me integritet

Publikuar tek: politike, më 15:07 27-01-2015 Korrupsioni, BE: Në Shqipëri duhen institucione me integritet Romana Vlahutin dhe Vassilis Maragos

Bashkimi Evropian sinjalizon Shqipërinë se duhet luftuar korrupsioni, nëpërmjet institucioneve me integritet.

“Korrupsioni është kriminal dhe imoral. Është vjedhje që ju bëhet ju të gjithëve dhe secilit qytetar shqiptar. Ata që shfrytëzojnë besimin e publikut për përfitime personale duhet të mbajnë llogari. Politikat që mbështesin integritetin dhe qeverisjen e mirë duhet të kenë përparësi kyçe. Integriteti është thelbësor për ndërtimin e institucioneve mjaftueshëm të forta për t'i rezistuar korrupsionit", vuri në dukje ambasadorja Romana Vlahutin e BE, në fjalën e hapjes.

"Parandalimi dhe lufta kundër korrupsionit është çështje kyçe në agjendën e zgjerimit dhe një nga shqetësimet kryesore që duhet trajtuar në Shqipëri. Tani është thelbësore të shohim përpjekje bindëse, progres të qëndrueshëm, si dhe rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme në këtë fushë", përforcoi Vassilis Maragos, kreu i drejtorisë së Shqipërisë në Komisionin Evropian për Zgjerim. 

Takimi u mbajt në kuadër të vlerësimit të gjetjeve nga projekti i Vlerësimit të Kuadrit Antikorrupsion, i cili kushtoi 300 mijë euro. Projekti vlerësoi kuadrin ligjor dhe institucional ekzistues për parandalimin e luftës kundër korrupsionit në Shqipëri, si qasjen në informacionin publik, financimin e partive politike, deklarimet e pasurive nga zyrtarët publikë, rregulloren e konfliktit të interesit, hetimin, ndjekjen penale dhe dënimin e korrupsionit, si dhe luftën kundër korrupsionit në sistemin gjyqësor.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha sulmon INSTAT: Mashtrim dhe falsifikim me rritjen ekonomike
“Liria ekonomike”/ Basha ultimatum qeverisë: Keni kohë deri të enjten për të ndryshuar kurs »
Article Logic
Execution time: 0.026390075683594
array(1) { ["section"]=> string(64) "korrupsioni-be-ne-shqiperi-duhen-institucione-me-integritet-1632" }