Kosova: Albana Dhimitrin do e merrja me kënaqësi në Bashki, nuk kam komplekse

Publikuar tek: politike, më 21:13 10-06-2015 Kosova: Albana Dhimitrin do e merrja me kënaqësi në Bashki, nuk kam komplekse

“Nuk kam asnjë kompleks që të kem një nënkryetar nga Partia Socialiste”, ka thënë kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova. “Më erdhi mirë kur Rama e mori nga Berisha”, tha kosova për ish-nënkryetaren e Bashkisë gjatë kohës kur drejtohej nga Edi Rama.

Kandidati i djathtë ka thënë gjatë emisionit “Tonight” në Ora Neës, se do të presë vendimin e gjykatës për ndërtimin e pallateve. “Nuk do t’i heq asnjë presje vendimit të Gjykatës”, tha Kosova.

“Nuk jam këtu si politikan tipik, pavarësisht se kam ndenjur një farë kohe në Parlament, por jam këtu si menaxher i Tiranës. E kam ndarë mendjen që në fushatë mund të hidhen shumë lloje përbaltjesh. Ka patur shtrembërime të bisedave të mija. Është fakt që shumë miqësi të mijat në kryeqytet kanë lindur si pasojë e profesionit tim. Por ka dhe disa raste që nuk kanë shkuar shkëlqyeshëm. Raste që sat ë jem gjallë nuk do t’i harroj, por që nuk varen nga individi por janë shumë rrethana të ndryshme”, ka thënë Kosova.

Kandidati i Partisë Demokratike nuk ka pranuar të komentojë akuzat e PD-së ndaj bashkëshortes së rivalit të tij në kryeqytet, Erion Veliaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: "Aleancës së qelbësirave" i shuhen motorrët në Kukës
Vendimi i Gjykatës, reagon Strazimiri: Vendimi fyerje për sensin e drejtësisë »
Article Logic
Execution time: 0.0049290657043457
array(1) { ["section"]=> string(81) "kosova-albana-dhimitrin-do-e-merrja-me-kenaqesi-ne-bashki-nuk-kam-komplekse-13232" }