Kosova: Asgjë nuk është e pamundur, do ti kthejmë oksigjenin kryeqytetit

Publikuar tek: politike, më 17:20 15-05-2015 Kosova: Asgjë nuk është e pamundur, do ti kthejmë oksigjenin kryeqytetit

Kandidati i djathtë për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova gjatë takimit të sotëm me banorët  e kryeqytetit e ka fokusuar bashkëbisedimin tek problematikat e mjedisit. Ai ka premtuar se nëse do të zgjidhet në krye të bashkisë së Tiranës, do ti kthejë oksigjenin metropolit, i cili është katandisur në një kantier mbeturinash.

“Ne duhet të bëjmë më shumë për mjedisin, dhe unë jam i angazhuar për këtë. Shëndeti i qytetit është shëndet për ju. Ne do ti kthejmë oksigjenin kryeqytetit”, tha kandidati Kosova teksa shtoi se përkrah tij në këtë nismë do të jenë ekspertët më të mirë të mjedisit.

Kosova u shpreh se asgjë nuk është  e pamundur.

“Fakti që dëgjoj që ky vend nuk rregullohet mua nuk më pëlqen dhe kjo lloj fjalie tregon që duhet të mobilizohemi, që gjërat në dukje të pamundura mund ti bëjmë të mundura . Pse mos e kthejmë në jetë shëndetin e qytetit, që është në gjendje të rënduar dhe ne duhet ta paraqesim realisht se si është ai . Ato që ne kemi në dorë do të bëhen më mirë përmes një kontrolli më rigorz”, theksoi Kosova duke ju referuar ndërrmarrjes së Pastrim- Gjelbërimit.

Kosova ju ka bërë thirrje banorëve të kryeqytetit të mbështesin kandidaturën e tij për të sjellë në parametrat e duhur kryeqytetin, si një vend i pastër dhe i shëndetshëm.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjergj Bojaxhi gati posterin elektoral, slogan me "hashtag" dhe në sfond mali i Dajtit
Prezantohen 61 kandidatët e koalicionit të majtë, Rama: Ka shumë për të bërë, por jemi në drejtimin e duhur »
Article Logic
Execution time: 0.019390106201172
array(1) { ["section"]=> string(76) "kosova-asgje-nuk-eshte-e-pamundur-do-ti-kthejme-oksigjenin-kryeqytetit-11260" }