Kosova-banorëve: Do ju jap një CD që të ma vini nëse devijoj

Publikuar tek: politike, më 17:14 02-06-2015 Kosova-banorëve: Do ju jap një CD që të ma vini nëse devijoj

Kandidati i djathtë Halim Kosova u ka thënë banorëve të njësisë numër 2 që t’i kërkojnë llogari nesër për gjërat që do thotë. Ai shkoi dhe më tej madje duke hedhur idenë që mediat me porosi të Kosovës t’u japin qytetarëve një CV me premtimet e tij që ata t’ja vënë kandidatit ta dëgjojë në rast se devijon.

“Nesër më kërkoni llogari për ato që them. Do realizoj të gjitha gjërat që them. Do u them mediave tu japë një cv dhe të ma vini nëse devijoj”, tha Kosova.

Ai vijoi me shpalosjen e programit sa i takon kësaj zone. Stolat, parqet, këndet sportive, vendet e parkimit, e shkolla e reja ishin vetëm disa nga premtimet që bëri kandidati i djthtë.

“Janë gjëra që i meritoni dhe mos ju duken llafe se nuk janë llafe janë punë”, shtoi Kosova duke i mëshuar fort projektit të gjelbërimit “një fëmijë, një pemë”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD i propozon maxhorancës nënshkrimin e paktit me 3 kushte për kandidatët me rekorde kriminale
Berisha pyet Veliajn: Meqenëse mediat qenkan të miat, po Ajola a është e jotja zotëri? »
Article Logic
Execution time: 0.025963068008423
array(1) { ["section"]=> string(65) "kosova-banoreve-do-ju-jap-nje-cd-qe-te-ma-vini-nese-devijoj-12512" }