Kosova-banorëve: E dini cili është sekreti im?

Publikuar tek: politike, më 09:39 30-05-2015 Kosova-banorëve: E dini cili është sekreti im?

Kandidati i djathtë për bashkinë e Tiranës, Halim Kosova  në vijim të takimeve në kuadër të fushatës elektorale ka diskutuar me banorët rreth zgjidhjeve që do japë ai për problematikat e Tiranës. Duke folur për ujin e pijshëm Kosova tha se se nuk do të ketë më depozita  uji në tarracat e pallateve, por kryeqyteti do të furnizohet me ujë me 24 orë, vetëm se kjo siç tha ai do të ndodhë në fund të mandatit, gjithmonë nëse ai është i zgjedhuri i qytetarëve për të drejtuar bashkinë më të madhe në vend  pas zgjedhjeve të 21 qershorit.

“Kur them se Bashkia e Tiranës i ka llogaritur lekët. Do të ketë  24 orë ujë ,do ikin depozitat. Kjo do të ndodhë në fund të mandatit, Tirana do të jetë me ujë 24 orë” , u shpreh Halimi.

Kosova ka folur edhe për kritikat e lëshura në drejtim të tij nga kryeministri Ei Rama dhe rival i tij Veliaj. Ai tha se i ka mbyllur veshët, jo se nuk di të japë përgjigjie, por sepse është i fokusuar tek puna. Kosova tha se sekret i tij nuk është të bëjë kanale, por të gjejë zgjidhje.

“E dini se kush është sekreti im? Sekreti im nuk është bëj kanale…Çdo gjë e kam për borxh  ta shoh me një zgjdhje… Për çdo gjë më punon mendja për një zgjidhje”, tha kandidati Kosova në takim me banorët.

Ndrësa një prej banorëve ja ka plasur në sy ankesat për kryetarin e PD-së Lulzim Basha , duke i thënë se “Basha nuk ka bërë asgjë për kryeqytetin dhe sportin”, ndërsa Halimi i është përgjigjur se edhe për këtë problem do ta gjejë ilaçin, megjithatë ka lëshuar edhe një  batutë duke thënë se, “Nëse ekipet do të bënin aq sa bëjnë tifozët në stadium situata do të ishte ndryshe”.

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nisin herët përgatitjet, gati fonia por gati dhe policia për protestën
Edhe kandidati i pavarur i Vlorës zgjedh urbanin për të bashkëbiseduar me qytetarët (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.11523699760437
array(1) { ["section"]=> string(50) "kosova-banoreve-e-dini-cili-eshte-sekreti-im-12281" }