Kosova-banorëve: Ju është mësuar syri me të keqen, më lini të mendoj për zgjidhje

Publikuar tek: politike, më 08:50 08-06-2015 Kosova-banorëve: Ju është mësuar syri me të keqen, më lini të mendoj për zgjidhje

Kandidati për kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova u takua me banorët që jetojnë pranë Insititutit Bujqësor në Kamëz, Banorët janë ankuar për problematikat sociale që i shoqërojnë  gjatë çdo dite , mgjithatë Kosova premtoi se do të gjejë zgjidhje.

“Ju jeni vërtet në aq urgjencë sa as ju vet nuk e kuptoni. Pse se kuptoni? Nuk e kuptoni se pavarësisht halleve, dhe mbajeni mend këtë që po ju them, edhe ju është mësuar pak syri me të keqen. Kurse unë asnjëherë nuk kam pranuar në jetën time që një gjë që nuk shkon ta lë të iki gjatë, se po tu mësua syri, s’është mirë. Juve thoni që ujë dhe drita. Nuk është vetëm uji dhe dritat. Janë 200 mijë gjëra që ju keni nevojë”, tha  Kosova.

 Kosova ju ka kërkuar banorëve që t’i japin kohë  për të gjetur zgjidhje të problemeve.

“Më lini pak të mendoj se çfarë do bëj në dy drejtime: çfarë do bëj diçka urgjente dhe çfarë do bëj pak më vonë. Por ta dini që objektivi final është që ju të sistemoheni njëherë e mire”,tha ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dako: Gjiri i Lalëzit i përshtshëm për ngritjen e resorteve turistike
Duma: Çdo familje do të ketë një të punësuar »
Article Logic
Execution time: 0.020428895950317
array(1) { ["section"]=> string(85) "kosova-banoreve-ju-eshte-mesuar-syri-me-te-keqen-me-lini-te-mendoj-per-zgjidhje-12952" }