Kosova-banorëve të “Riza Cerovës”: Do falimentoj dyqanin e valixheve

Publikuar tek: politike, më 19:19 26-05-2015 Kosova-banorëve të “Riza Cerovës”: Do falimentoj dyqanin e valixheve

“Të vetmen gjë që do falimentoj në Tiranë është dyqani n e valizheve që shet valixhe e çanta që mos lejoj shqiptarët të largohen nga Shqipëria. Nuk do kenë më arsy. Do ua kompensoj unë dëmin”. Kështu ka deklaruar kandidati i djathtë Halim Kosova në takimin me banorët e rrugës “Riza Cerova”.

“Në këtë lagje to të mbillen mbi 200 pemë, do të vendosen stola dhe do të vendosen 100 vende grumbullimi mbeturinash, të cilat do të ndahen në te riciklueshme dhe të pariciklueshme do të ndërtojmë një fidanishte që do të prodhojë 500 mijë fidanë në vit, të cilat do te përdoren kudo ku mundet.  Pastrimi i ajrit do të mundësohet nga mbjellja e mbi 2 milionë fidanëve në kurorën e Tiranës’, premtoi Kosova duke shtuar se Tirana sot lëngon.

“Të ndërpresim vallen e napolonit ku ministri i shëndetësisë mban në qafë ish-ministrin e Mirëqënies Sociale. Ata i hipin si të duan njëri-tjetrit, nuk e them në kuptimin e keq të fjalës por të kthehen t’u shërbejnë qytetarëve”, tha Kosova duke theksuar se në këtë situatë nuk preferon të bëjë humor.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Spartak Ngjela në krah të Veliajt në fushatë: Është personi më pak i korruptuar
PD denoncon: Edi Rama përdor për qëllime elektorale institucionet qeveritare »
Article Logic
Execution time: 0.026592969894409
array(1) { ["section"]=> string(71) "kosova-banoreve-te-riza-ceroves-do-falimentoj-dyqanin-e-valixheve-12027" }