Kosova dominon dhe fiton ndaj Guineas Ekuatoriale

Publikuar tek: sport, më 16:55 10-10-2015 Kosova dominon dhe fiton ndaj Guineas Ekuatoriale

Me rezultatin e pastër 2-0 ka fituar Përfaqësuesja e Kosovës kundër kundërshtarëve të Guineas Ekuatoriale.

Vendasit kanë dominuar ndeshjen miqësore që në sekondat e para, ndërsa goli ka ardhur vetëm 2 minuta pasi arbitri sinjalizoi fillomin e takimit. Ishtë Mërgim Brahimi ai që kaloi i pari kosovarët në avantazh.

Situata vazhdoi të ishte në favor të Kosovës dhe në minutën e 38 Guiena ndëshkohet me karton të kuq, duke mbetur në fushë me 10 lojtarë.

Ishte sërish Brahimi ai që realizoi edhe golin e dytë për vendasit, rezultat që nuk ndryshoi deri në përfundim të ndeshjes.

Kjo është fitorja e dytë e Kosovës në 5 ndeshje miqësore që kjo përfaqësuese ka zhvilluar që kur UEFA ia njohu këtë të drejtë.

Guinea Ekuatoriale ka qenë një kundërshtar serioz për Kosovën, pasi skuadra afrikane renditet aktualisht në vendin e 67 në FIFA, ndërsa rekordin historik e ka pasur në shkurt të këtij viti, kur arriti të ngjitej deri në vendin e 49 të skuadrave më të mira në botë.

Ndeshjet miqësore të zhvilluar nga Kosova:

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Trajneri i Armenisë i hap rrugën Shqipërisë? “Nderi ynë nuk varet nga kjo ndeshje”
Shqipëria miqësore me Poloninë e Robert Lewandowski »
Article Logic
Execution time: 0.14071989059448
array(1) { ["section"]=> string(55) "kosova-dominon-dhe-fiton-ndaj-guineas-ekuatoriale-22821" }