Kosova, fitore historike

Publikuar tek: sport, më 21:11 03-06-2016

Kosova ka arritur të fitojë ndaj Ishujve Faroe në ndeshjen e parë të zhvilluar pas anëtarësimit në UEFA dhe FIFA.

Ndeshja ka nisur me skuadrën ishullore më kërkuese, por Kosova me kalimin e minutave arrin të përfitojë terren dhe të rrezikohë më shumë, shkruan Sportal.al.

Gjithsesi rastet e rrezikshme mungojnë, ndërkohë ka edhe momente nervozizmi në fushe, e në një prej tyre sulmuesi i Sitit Bersant Celina ndëshkohet me karton të kuq.

Kjo nuk ndikon për Kosovën, e cila gjen rrugën e rrjetës në minutën e 44-t me anë të Albert Bunjakut.

Pjesa e parë përfundon me avantazhin e Kosovës, ndërsa në pjesën e dytë janë Ishujt faroi që fitojnë më shumë terren, ndërsa ekipi i drejtuar nga Bunjaki kërkon të përfitojë me anë të kundërsulmeve.

Ndeshja vijon të luhet mjaft e fortë, me përpjekje të të dyja skuadrave, ndërkohë që në minutën e 81-të do të barazoheshin forcat në fushën e blertë, pasi Peterson u ndëshkua me karton të kuq.

Ishujt Faroe ushtrojnë presion për të shënuar golin e barazimit, por është Kosova që në minutën e 94-të arrin të shënojë golin e dytë me Elbasan Rashanin duke vulosur fitoren me rezultatin 2 – 0.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Cungu rikonfirmohet në krye të Vllaznisë
De Biasi flet pas humbjes 3-1 kundër Ukrainës »
Article Logic
Execution time: 0.015787839889526
array(1) { ["section"]=> string(29) "kosova-fitore-historike-42376" }