Kosova fton Ramën për kafe, ja për çfarë do ta pyesë kryeministrin

Publikuar tek: politike, më 18:36 01-06-2015 Kosova fton Ramën për kafe, ja për çfarë do ta pyesë kryeministrin

Në fund të fjalës së tij në prezantimin e projektit për Tiranën, kandidati i PD-së, Halim Kosova ka ftuar publikisht kryeministrin Rama për një kafe.

"Kam një shtesë për kryeministrin Edi Rama, nga ky moment dhe për ditë do t’ja kërkoj një kafe të pi me të, e para le të mos humbim kohë, le të më bëjë ndonjë vërejtje, të më japë ndonjë sugjerim. Sepse ai gjatë gjithë kohës ka qenë vlerësues maksimal i punës time, ai ka bërë një gjë që nuk e ka bërë njeri, më ka propozuar për një post shumë të nderuar dhe unë nuk do ta harroj”, tha Kosova.

Kosova tha se arsyeja e kafes është se dëshiron të dijë nëse vërtetë Rama do ta bllokojë kryetarin e Bashkisë nëqoftëse është i djathtë.

“Ore me vërtetë thotë ai atë që po qe socialist do ta përkrah , po nuk qe socialist nuk e përkrah kryetarin e Bashkisë? Prandaj e kërkoj këtë kafe, të ma thotë në private këtë gjë. Kështu që do ta kërkoj për ditë këtë kafe. Kur ta ketë mundësinë, me një konditë, që kafen e kam unë”, u shpreh kandidati i PD-së, Halim Kosova.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ambasada e SHBA: Përshëndesim lëvizjen e guximshme të PD-së. Reagon Muhameti. Protesta në Këlcyrë
Dako: Palmat janë traditë e Durrësit, asnjë shesh në botë nuk ka pemë »
Article Logic
Execution time: 0.018276929855347
array(1) { ["section"]=> string(71) "kosova-fton-ramen-per-kafe-ja-per-cfare-do-ta-pyese-kryeministrin-12417" }