Kosova i përgjigjet Veliajt: Kam alergji nga debati

Publikuar tek: politike, më 09:54 12-05-2015 Kosova i përgjigjet Veliajt: Kam alergji nga debati Halim Kosova në studion e Adi Krastës

Kandidati i Partisë Demokratike Halim Kosova i është përgjigjur kandidatit të tij rival për Tiranën, Erion Veliajt sa i takon përballjes mes tyre në një debat të hapur. Kosova, i ftuar në emisioni e Adi Krastës tha se as që e ka ndjekur deklaratën ku Veliaj e thërriste në debat.

 “Ti mos e beso, por nuk e kam dëgjuar. Nga debati kam një lloj alergjie si person, s’më pëlqejnë llafet bosh. Por, mos kujto se arritjet deri tani i kam bërë pa debat. Jo se të gjithë i kam patur pro, kam debatuar për të arritur në vendimarrje. Unë jam për debate që sjellin fryte, por jo debate për të harxhuar kohë, për shaka e batuta. Është koha për punë”, u shpreh Kosova.

Madej, kandidati i djathtë u ndal te listat në dyqane dhe listat e bizneseve te grosistët duke shpresuar që me këtë skeme, mos shkojmë drejt rrënimit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama publikon videon me intervistat e banorëve të Tepelenës, flitet për "mrekulli"
Shpërthen Gjergj Bojaxhi: Rama po shantazhon votuesit »
Article Logic
Execution time: 0.052834987640381
array(1) { ["section"]=> string(56) "kosova-i-pergjigjet-veliajt-kam-alergji-nga-debati-10952" }