Kosova-ish të përndjekurve: Më futët shumë emocione. Të bëjmë që mos dënoheni për herë të dytë

Publikuar tek: politike, më 13:39 18-06-2015 Kosova-ish të përndjekurve: Më futët shumë emocione. Të bëjmë që mos dënoheni për herë të dytë Foto nga takimi me ish-të përndjekurit

Kandidati i djathtë për Tiranën Halim Kosova ka zhvilluar një takim me ish të përndjekurit, gjatë të cilit është shprehur shumë i emocionuar dhe u ka premtuar mbështetje e përkrahje, përkrahje që sipas kandidatit Kosova do të zgjidhë problemet e tyre.

“Më futët shumë emocione sot sepse filluat duke më falenderuar  mua por në fakt jam unë ai që duhet t’ju falenderoj juve për sakrificat... Unë do jem pranë jush dhe ju do jeni pranë meje si shoqata në mënyrë që të kapim ritmin, të paktën të bëjmë që asnjëri nga ju mos dënohet për herë të dytë për atë që keni bërë...  Në kohën e sotme kjo është shumë më e rëndë se ajo që keni bërë para viteve ‘ 90

Do më keni përkrah dhe do jemi të lidhur ngushtësisht për të bzgjidhur probleme më minimale si shkollimi, strehimi punësimi dhe falenderimi për atë që keni bërë në mënyrë që sakrifica e kujdo në këtë qytet mos mbulohet nga pluhuri i harresës por të ngrihet në piedestal”,  tha Kosova.

Kandidati i djathtë shtoi se  vota e ish-të përndjekurve do jetë edhe lezeti i fitores në Tiranë.

“Kurrsesi nuk do tja lejoja vetes t’ju kërkoja votën se ju e keni dhënë edhe kur s’ja kemi kërkuar që e keni dhënë. Vota juaj më 21 qershor do jetë  lezeti i fitores në qytetin e Tiranës”, përmbylli Kosova mes falenderimesh.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mblidhet KQZ për regjistrimet e votuesve në Vorë, Fejzo i LSI: Po trafikohet vota
“Çuditë” e këtyre zgjedhjeve, i njëjti emër kandidon për disa parti e ndërsa një fis i tërë në listën e Këshillit Bashkiak »
Article Logic
Execution time: 0.026006937026978
array(1) { ["section"]=> string(98) "kosova-ish-te-perndjekurve-me-futet-shume-emocione-te-bejme-qe-mos-denoheni-per-here-te-dyte-13936" }