Kosova jo pjesë e Botërorit “Rusia 2018”

Publikuar tek: sport, më 18:11 23-03-2015 Kosova jo pjesë e Botërorit “Rusia 2018”

Kosova nuk do të jetë anëtarë e kampionatit Botëror “Rusia 2018” edhe nëse përfaqësuesja e saj anëtarësohet në UEFA dhe FIFA përpara hedhjes së shortit të eleminatoreve të këtij kompeticioni.

UEFA ka caktuar sot skuadrat pjesëmarrëse europiane që do të garojnë për tu kualifikuar në eventin më të rëndësishëm futbollistik, ndërsa në njoftimin e Komitetit Ekzekutiv nuk përmendet në asnjë fjali Kosova.

“Formati i fushatës kualifikuese të Evropës për Kampionatin botëror 2018 është konfirmuar. 52 asociacionet anëtare të UEFA-së që do të marrin pjesë (Rusia kualifikohet si nikoqire, kurse Gjibraltari nuk është anëtar i FIFA-s) do të ndahen në nëntë grupe: shtatë grupe nga gjashtë skuadra dhe dy grupe nga pesë”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

Shpresat për një pjesëmarrje të Kosovës në Botërorin e 2018 ishin rritur pas deklaratës së presidentit të UEFA-s Michel Platini, se futbolli kosovar mund të njihet nga kjo organizatë vitin e ardhshëm. Tashmë Kosovës nuk i mbetet gjë tjetër veçse të shpresoj se do të mund të marrë pjesë në eleminatoret e kampionatit Europian të vitit 2020.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « De Biazi: Me Armeninë do të luajmë për fitore. Po edhe ata, kanë ekip të fortë
Xherdan Shaqiri: Ekipi më i mirë ku kam luajtur Bajern. Por Interin do ta çojmë përpara »
Article Logic
Execution time: 0.016517877578735
array(1) { ["section"]=> string(43) "kosova-jo-pjese-e-boterorit-rusia-2018-6751" }