Kosova kërkon vëmendjen e banorëve: Pse nuk duartrokisni apo nuk besoni tek premtimet që po bëj?

Publikuar tek: politike, më 09:00 07-06-2015 Kosova kërkon vëmendjen e banorëve: Pse nuk duartrokisni apo nuk besoni tek premtimet që po bëj?

Halim Kosova kandidati i i koalicionit të djathtë për bashkinë  e  Tiranës  ka prezantuar programin e tij të investimeve për njësinë numër tetë. Duke folur për ujin Kosova ka premtuar se brenda mandatit të tij  e gjithë Tirana do të furnizohet 24 orë me ujë. Megjithatë ky premtim nuk  pati ndonjë interes për banorët, të cilët qëndruan në heshtje për të dëgjuar kandidatin, mirëpo ai e vuri re këtë dhe kërkoi vëmendjen e tyre

“Pse nuk duartrokisni, apo nuk besoni”, ju tha Kosova të pranishmëve teksa nënvizoi se çdo premtim i bërë  nga ai do të vihet në jetë dhe ritheksoi se, “Tirana në katër vjeçarin tim do të sigurojë ujë për të gjithë banorët”, tha ai.

Kosova tha se program i i tij është aq i detajuar sa “zor i shkon mendja dikujt deri aty”.

Kandidati Kosova nuk ka pranuar kurrsesi të vërtetë sondazhet e publikuara së fundmi.

"Kush do me pagu 200-300 mije nga xhepi për me dit dy javë para se kush do fitoje zgjedhjet?Vetëm ai që do të manipulojë. Kurrë askush nuk do të arrijë duke paguar në dorë dhe nën dorë të ndryshojë vedimin e banorëve", tha Kosova.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dako: Do anullojmë çdo faturë të banorëve që nuk furnizohen me ujë
Duma: Të rinjtë do përfitojnë shërbime falas me kartën e studentit »
Article Logic
Execution time: 0.025821924209595
array(1) { ["section"]=> string(100) "kosova-kerkon-vemendjen-e-banoreve-pse-nuk-duartrokisni-apo-nuk-besoni-tek-premtimet-qe-po-bej-12891" }