Kosova kujton takimin me Laura Bush në maternitet. Mediu i’u përkthen të rinjve fjalën e kongresmenëve amerikanë

Publikuar tek: politike, më 10:51 25-05-2015 Kosova kujton takimin me Laura Bush në maternitet. Mediu i’u përkthen të rinjve fjalën e kongresmenëve amerikanë

Halim Kosova kandidati i djathtë për bashkinë e Tiranës ka qenë i pranishëm në  takimin e  thirrur nga aleati Fatmir Mediu me kongresmenë amerikanë. Në fjalën e tij Kosova ka risjellë në vëmendje vizitën  historike siç e quajti ai të zonjës së Parë të SHBA-së Laura Bush, më 10 qershor 2007.

“Laura Bush qëndroi 6 orë në spitalin “Mbretëresha Geraldinë” në shenjë falenderimi për mënyrën se si ne e bënim punën”, tha Halimi

Ai ka rrëfyer gjithashtu se para 10 ditësh ka marrë  një letër nga Presidenti Bush për punën e bërë gjatë drejtimit të maternitetit. Në fund të fjalës së tij Kosova ka bërë edhe një batutë me Mediun duke thënë se "Boll fola, mos të pendohet Mediu se pse më ftoi".

Dy kongresmentët amerikanë të thirrur nga kryetari i PR-së Mediu, i cili ka bërë edhe përkthyesin për të rinjtë në sallë, kanë  bërë thirrje për aktivizim e të rinjve në politikë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Blushi: Si i lëkundën nga narcizmi raportet me Turqinë, Greqinë e Maqedoninë
Grida Duma i liron vendin të moshuarës në autobus »
Article Logic
Execution time: 0.0043292045593262
array(1) { ["section"]=> string(117) "kosova-kujton-takimin-me-laura-bush-ne-maternitet-mediu-i-u-perkthen-te-rinjve-fjalen-e-kongresmeneve-amerikane-11918" }