Kosova: Me mua kryetar bashkie endërrat do bëhen realitet, konkurrecën e kam me kryeqytetet europiane

Publikuar tek: politike, më 10:33 09-06-2015 Kosova: Me mua kryetar bashkie endërrat do bëhen realitet, konkurrecën e kam me kryeqytetet europiane

Kandidati i koalicionit të djathtë Halim Kosova ka prezantuar strategjinë e tij për biznesin. Kosova ka deklaruar se për strategjinë e tij po punon me menaxherët më të mirë, të huaj e ndërkombëtarë. Kosova tha se talent ii tij për menaxhimin është i lindur dhe i zhvilluar më tej.

“Pavarësisht nga uljet e taksave, e kam deklaruar që do ketë një ulje 30% të të gjitha taksave që bashkia është përgjegjëse. Dhe e dyta atë nismë të mirë që bashkia ka filluar, fondin e garancisë për bizneset, do ta çojmë në 15 milionë euro, ku ai që ka një ide, një projekt, nuk do jetë e nevojshme për kolateral në bankë por do jetë bashkia që do garantojë për një projekt që hap vende pune. Bashkia do mbulojë përqindjet. Çdo ëndërr e çdokujt të bëhet realitet” , tha Kosova.

Kosova tha se  sfida e tij për kryeqytetin janë kryeqytet europiane.

“Unë nuk e shoh në konflikt me qytetet e tjera, unë e shoh në konkurencë me kryeqytetet në Europë. Ringritja dhe mbështetja e prodhimit artizanal, duke fuqizuar markën, pullën “Tirana’’ dhe duke fut edhe agrobiznesin, që kanë filluar disa qendra, duke rigjeneruar 5 mijë vende pune” , sipas Kosovë do të krijojnë avantazhet konkurruese.

Kopsova ka folur edhe për punësimin, stacionin multimodal, që sipas tij do t’u shërbejë qytetarëve, ndërsa ka premtuar edhe diferencimin e mbetjeve urbane.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha: Zëri i qytetarëve më 21 qershor ligj i ligjeve
Shtrëngimi i parë i duarve Kosova-Veliaj, dy kandidatët të qeshur, bëjnë shaka për mikrofonat »
Article Logic
Execution time: 0.037464141845703
array(1) { ["section"]=> string(105) "kosova-me-mua-kryetar-bashkie-enderrat-do-behen-realitet-konkurrecen-e-kam-me-kryeqytetet-europiane-13075" }