Kosova merr rekomandim pozitiv për liberalizimin e vizave por jo datën, Avramopulos: Qeveria ka punuar fort

Publikuar tek: barometri, më 08:23 19-07-2018 Kosova merr rekomandim pozitiv për liberalizimin e vizave  por jo datën, Avramopulos: Qeveria ka punuar fort

Kosova ka marrë sot rekomandim pozitiv për liberalizimin e vizave por ende nuk ka një datë të qartë.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Komisioner për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë Dimitris Avramopulos sapo kanë mbajtur një konferencë të përbashkët në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën.

I pyetur nga gazetarët se e njëjta gjë është thënë nga komisioneri edhe në vitin 2016, Avramopulos është shprehur: “ Ne do të gjykojmë veprimet tona dhe ajo që kam thënë më parë është e vërtet por tani qeveria ka punuar më fortë dhe shpresojmë që Pralamenti dhe Këshilli Europian të na japin përgjigjen që presim”.

“Unë i bëj thirrje dhe një herë Parlamentit dhe Këshillit që ta marrin parasysh punën e qeverisë dhe të hapin vizat për qytetarët e Kosovës”, ka shtuar ai.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.10301208496094
array(1) { ["section"]=> string(112) "kosova-merr-rekomandim-pozitiv-per-liberalizimin-e-vizave-por-jo-daten-avramopulos-qeveria-ka-punuar-fort-128374" }