Kosova mposht Serbinë në Gjykatën e Arbitrazhit, Vokrri: Kisha besim te CAS-i

Publikuar tek: sport, më 17:29 24-01-2017 Kosova mposht Serbinë në Gjykatën e Arbitrazhit, Vokrri: Kisha besim te CAS-i

Serbia del humbëse edhe në një sferë në duel me Kosovën. Në fakt, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë e ka hedhur poshtë ankesën e Federatës së Futbollit të Serbisë në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në UEFA e FIFA, transmeton RTKlive.

Serbia iu drejtua kësaj gjykate pasi në maj të vitit të kaluar Federata e Futbollit e Kosovës u anëtarësua fillimisht në UEFA e më pas edhe në FIFA.

Serbia parashtroi ankesë me pretekst se me anëtarësimin e Kosovës u shkel Statuti i UEFA-s, mirëpo edhe Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka konstatuar se nuk ka pasur shkelje dhe Kosova me të drejtë është bërë pjesë e familjes evropiane dhe botërore të futbollit.

Deklaratë e kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri pas vendimit të CAS-it

Të nderuar!

Një lajm tejet i mirë në këtë ditë janari, për FFK-në, e cila fitoi edhe një betejë të fundit kundër shtetit të Serbisë, përkatësisht kundër federatës serbe. Sapo mora lajmim nga kryetari i UEFA-s z. Çeferin se CAS-i e ka refuzuar si të pabazë kërkesën e Serbisë për anulimin e vendimit për pranimin e FFK-së në UEFA. Kjo ishte përpëlitja e fundit serbe që të ndryshojë vendimin, por argumentet tona në UEFA ishin më kokëforta se sa dëshira e Serbisë për ta na ndaluar pranimin tonë.

Edhe njëherë u dëshmua se kishim të drejt dhe CAS-i e njohu vendimin e UEFA-s si të ligjshëm në favorin tonë, e që unë isha thellësisht i bindur se një vendim i tillë do të sjellë CAS-i, sepse në anën tonë e kishim të drejtën tonë të cilën jo vetëm ne por edhe miqtë tanë e mbrojtën. Me këtë edhe njëherë u mposhtë shteti serb, i cili kishte paguar alamet ekspertë për ta zhbërë vendimin e UEFA-s, si dhe iu mbyllë goja skeptikëve se gjoja mund të rikthehet vendimi i marrë nga Kongresi i UEFA-s i mbajtur më 3 maj 2016.

Ky vendim i CAS-it duhet të na fuqizojë edhe më shumë të gjithëve që të ecim tutje dhe ta bëjmë më të mirën e mundshme për futbollin e Kosovës, të plotësojmë kushtet dhe të arrijmë objektivat që na presin.

Dua të falënderoj të gjithë ata që na ndihmuan dhe na besuan në këtë rrugëtim, duke mos harruar edhe ndihmën dhe mbështetjen edhe të miqve tanë që kurrë nuk na lanë vetëm në këtë rrugëtim, për të cilin u sakrifikuan shumë breza.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndizet derbi Tirana-Partizani, skuadra e kuqe kërkon me “dhunën e bashkisë” stadiumin bardheblu
Xhaka probleme me policinë, ofendoi stjuardesën: Bushtër e bardhë… »
Article Logic
Execution time: 0.03023099899292
array(1) { ["section"]=> string(81) "kosova-mposht-serbine-ne-gjykaten-e-arbitrazhit-vokrri-kisha-besim-te-cas-i-66529" }