Kosova: Ndërtim pa leje nuk kam patur asnjëherë, nuk kam kohë për debat me Veliajn

Publikuar tek: politike, më 21:12 04-06-2015 Kosova: Ndërtim pa leje nuk kam patur asnjëherë, nuk kam kohë për debat me Veliajn

Kandidati i Partisë Demokratike në kryeqytet, Halim Kosova ka thënë gjatë emisionit “Top Story” se asnjëherë nuk ka patur një godinë pa leje, duke mohuar akuzat e përhapura në media ditët e fundit. KOsova tha se lejen për ndërtimin ia ka dhënë Edi Rama.

“Ndërtim pa leje? Asnjëherë. Klinikën e kam për 20 vjet, e nisa sepse kuptova që rroga në sistemin shendetësor ishte e pamjaftueshme. Të punosh çdo pasdite për 20 vjet rrjesht nuk është gjë e lehtë. Dikush mi ka dhënë lekët. Banka mi ka dhënë lekët. Ajo u kthye në principin për të paguar kredinë. Në 2004 më hoqën nga posti i drejtorit. Ajo që më ka ardhur në mend ishte se njeriu mund të spostohet apo hiqet nëse preken interesat e njërit më të lartë se ai.

Edi Rama më ka prit, më ka ndihmuar edhe me ndihmën e Ben Blushit. Rama më tha të më falësh por e ke me hipotekë. Edhe më dha leje”, ka thënë Halim Kosova.

Kandidati i Partisë Demokratike tha se debatin me Veliajn nuk e ka pranuar pasi nuk ka kohë për debat por është i zënë me hallet e njerëzve.

Sa më shumë shoh gjëra, sa më shumë shoh probleme dhe sa më shumë shoh fjalën papunësi, unë motivohem më shumë. Nuk kam kohë për debat me Veliajn. Jam marrë me hallet e njerëzve”, ka thënë Kosova në “Top Story”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Grida Duma prezanton projektin për Durrësin: Do hapim 15 mijë vende pune
Ish Guvernatori Ardian Fullani në liri, gjykata argumenton: Eshtë një person i respektueshëm »
Article Logic
Execution time: 0.032724142074585
array(1) { ["section"]=> string(86) "kosova-ndertim-pa-leje-nuk-kam-patur-asnjehere-nuk-kam-kohe-per-debat-me-veliajn-12699" }